☁️
Tiranë 32°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.28 ▼2.15%
ARI 4,387 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,143 ▼ -1.33% ETH $2,473 ▼ -0.13% XRP $1.3483 ▼ -2.5% SOL $99.6500 ▼ -1.65%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.28 ▼2.15 % ARI 4,387 ▼0.47 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.28 ▼2.15 % ARI 4,387 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika e zeze

Torturimi i dy të moshuarave pranga nipit, i dyshuar në vrasje

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi dyshohen të jenë autorët e vrasjes së dy të moshuarave në Durrës. Sipas burimeve të policisë dy të arrestuarit janë me origjinë nga Elbasani dhe Shijaku.

vrasje

Më shumë se dy javë nga masakrimi i dy të moshuarave në Durrës, policia e qytetit bergdetar arreston dy persona, mes tyre nipin e njërës prej viktimave, dhe shpall në kërkim një të tretë. Autorët e dyshuar të dy kunatave, Elsa dhe Gjinovefa Vava, 72 dhe 77 vjeç, janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia arrestoi Velson Elmazin 28 vjec, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet burgim për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë” si dhe i dënuar për “prodhim, shitje lëndësh narkotike”.

Po ashtu, në pranga u vu Artur Kacanolli 28 vjec lindur dhe banues në Shijak, njëherësh djali i motrës së Gjinovefa Vavës. Ai u arrestua në flagranë për veprën penale të majtjes pa leje të municioneve luftarake si dhe si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e tezes së tij dhe të moshuarës tjetër. Policia e Durrësit thotë se po punon ende për të dokumentuar rolin e tij në raport me ngjarjen.

Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi prej 65 fishekësh luftarake, 4 ndezësa detonatore si dhe nje sasi fitili zjarrpërcjelles.

Ndërkohë, u shpall në kërkim Indrit Shqaja, 40 vjeç lindur dhe banues në Shijak i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe i dyshuar si i përfshirë në një sërë veprash të rënda kriminale.

Si rezultat i punes hetimore te ndërmarrë është bërë e mundur të zbardhet plotësisht mekanizmi i kësaj ngjarje, të saktësohet mënyra e ekzekutimit si dhe indicja që i ka çuar autorët drejt këtij krimi.

Nga hetimet e kryera nga Policia e Durrësit, ka rezultuar se krimi është ekzekutuar nga Indrit Shaqo dhe Velson Elmazi, të cilët kanë hyrë në banesë pasi kanë thyer dritaren e katit të parë të banesës, me qëllim grabitjen e shumave të parave dhe floririt në të.

Ndërkohë që kanë hyrë në banesë  Indrit Shaqo ka qenë i armatosur me nje armë zjarri, pistoletë. Për të realizuar qellimin e tyre kriminal autorët kanë lidhur ne gjymtyrë dhe iu kanë bllokuar gojën dy të moshuarave, duke iu shkaktuar asfiksinë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se shuma që është mundur të përvetësohet në banesë është rreth 2 milionë lekë.

Dy të moshuarat, kunata me njëra-tjetrën, u vranë më 2 Shtator vrarë në mënyrë mizore në banesën e tyre, të mbytura me qese plastmasi dhe me duart e lidhura me litar.

Artur Kacanolli
(Në foto: Bashkëpuntori në krim Artur Kacanolli 28 vjec, njëherësh djali i motrës së Gjinovefa Vavës)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.