☁️
Tiranë 28°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 77.39 ▼2.58%
ARI 4,364 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,559 ▲ +1.31% ETH $1,785 ▲ +3.81% XRP $1.2418 ▲ +5.14% SOL $74.8900 ▲ +4.9%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.39 ▼2.58 % ARI 4,364 ▲0.28 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.39 ▼2.58 % ARI 4,364 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Kronika e zeze

Vrasje makabër, dy të moshuara mbyten me qese plastike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku dy të moshuara janë grabitur dhe janë vrarë gjatë natës në shtëpinë e tyre.

 

Shtepia ku ndodhi vrasja
Shtepia ku ndodhi vrasja

 

Ngjarja ndodhi në lagjen 11 të qytetit të Durrësit, ku policia ka gjetur trupat e pajetë të dy të moshuarave, kunata mes tyre. Policia ka bërë të mundur identifikimin e trupave, të cilat janë dhunuar dhe më pas janë vrarë duke i asfiksuar me qese plastike.

Viktimat janë Elsa Vava, 75 vjeç dhe Gjinovefa Vava, 70 vjeç. Të moshuarat janë gjetur të pajeta në katin e dytë të një banese private nga djali i njërës prej tyre.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për rastin. Hetimet  janë përqendruar në dy pista, ajo e grabitjes me dhunë dhe një çështje pronësie, e cila mund të ketë qenë shkak për vrasjen.

Pista e dytë e hetimeve mendohet të jetë më e sakta, pasi sipas hetimeve paraprake, në shtëpi nuk është grabitur asgjë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prokurori Besim Hajdarmataj, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje mizore. Gjithashtu dyshohet se mund të kenë qenë më shumë se dy autorë të kësaj vrasje të dyfishtë.

Në vendngjarje policia po mbledh provat materiale po merr kontakt me të afërm të viktimave për të mësuar se cili ka qenë motivi i këtij krimi të pazakontë. Deri më tani 10 persona janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje për të hedhur sadopak dritë mbi vrasjen e dyfishtë. -
Në vendngjarje policia po mbledh provat materiale po merr kontakt me të afërm të viktimave për të mësuar se cili ka qenë motivi i këtij krimi të pazakontë. Deri më tani 10 persona janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje për të hedhur sadopak dritë mbi vrasjen e dyfishtë. –

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.