⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 80.31 ▼3.72%
ARI 3,636 ▲3.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,364 ▲ +0.57% ETH $1,723 ▼ -0.12% XRP $0.9421 ▲ +1.57% SOL $72.5100 ▲ +2.92%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.31 ▼3.72 % ARI 3,636 ▲3.44 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.31 ▼3.72 % ARI 3,636 ▲3.44 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Waltz: SHBA-ja i ofroi Iranit t’i shiste uranium për program civil bërthamor — Teherani e refuzoi

Si pjesë e negociatave të mëparshme që synonin t’i jepnin fund luftës kundër Iranit, Shtetet e Bashkuara i ofruan Teheranit t’i shisnin uranium për përdorim në një program civil bërthamor, por Irani e refuzoi — zbuloi të dielën ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, siç njofton Al Jazeera.

Waltz tha: “Heck, edhe negociatorët tanë i ofruan t’u shisnin uranium”. Marrëveshja, sipas tij, do të ishte e ngjashme me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, që kanë “një program paqësor, pikërisht aty në fqinjesi, dhe respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe regjimet e inspektimit”. Ai shtoi se administrata e presidentit Donald Trump ishte e hapur t’i lejonte Iranit të mbante një program civil bërthamor, nëse pranonte detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT).

Sipas Waltz-it, kishte “një sërë mënyrash” me të cilat Trump ishte i gatshëm ta trajtonte Iranin për të garantuar që Teherani të mos kishte akses në uranium të pasuruar fort — përfshirë mundësinë që Irani t’i dorëzonte materialet e pasuruara që ka aktualisht. Uraniumi i pasuruar mbetet pika qendrore e mosmarrëveshjes: Irani ka aktualisht më shumë se 440 kilogramë uranium të pasuruar në 60 për qind, ndërsa pasurimi rreth 90 për qind konsiderohet i përshtatshëm për prodhimin e armëve bërthamore.

Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile — prodhimin e energjisë elektrike, mjekësinë dhe kërkimin shkencor — ndërsa bisedimet janë ngecur pikërisht te ajo që duhet bërë me uraniumin që Irani ka aktualisht dhe si të garantohet që furnizimet e ardhshme të mos shfrytëzohen për armë. Marrëveshja e vitit 2015 (JCPOA) e kishte kufizuar pasurimin iranian në 3.67 për qind nën monitorim ndërkombëtar, para se administrata Trump të tërhiqej prej saj në vitin 2018.

Zbulimi vjen në një moment kritik: vetëm pak ditë më parë Trump hodhi poshtë propozimin iranian për armëpushim shtatë-ditor që parashikonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Teherani këmbëngul se pret përgjigjen formale të Uashingtonit përmes ndërmjetësve dhe paralajmëron se është gati për “luftën e fundit” nëse sulmet rifillojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.