☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $81,304 ▲ +0.51% ETH $2,353 ▲ +0.92% XRP $1.4900 ▲ +4.72% SOL $95.7900 ▲ +2.59%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Kronika

Xhaçka/ministri nuk është specialist i prokurimeve! SPAK merr në pyetje 6 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me hetimet që po zhvillohen për tenderin e ushqimeve, pas kallëzimit të Partisë Demokratike.

Mëngjesin e së mërkurës janë marrë në pyetje Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtarë të vlerësimit të ofertave.

Një ditë më parë kanë dhënë deklarime në prokurori edhe Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.

Mësohet se të gjashtë anëtarë kanë deklaruar se procedura e ndjekur prej tyre për tenderat ka qenë korrekte.

Ylli Ymeri është kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj Ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 mln euro, që sipas selisë blu, u fitua pa garë nga një kompani maqedonase.

Sipas PD-së, nga 35099 kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve.

Por ne intervisten në emisionin “Real Story” per Sokol Ballen, me 30 prill, Xhaçka deklaron se “Unë dua t’ju them që ministri nuk është asnjëherë specialist i prokurimeve, apo specialisti ligjor, se ka struktura që patjetër e bëjnë këtë gjë, por di t’ju them si drejtuesi i institucionit që kam qenë nën akuzë, pasi patjetër edhe unë kam parë çdo detaj të kësaj procedure, di t’ju them se asnjë nga akuzat e opozitës nuk është e vërtetë“, – theksoi ministrja Xhaçka.

Sipas saj, kjo kompani ka ofertuar me një çmim më të ulët se çmimet e referencave të parakrizës dhe nuk është lidhur kontratë për 1,5 milionë euro, por për për vetëm 830 mijë euro. Po ashtu edhe mallrat që ajo ofron i tejkalojnë dy vite skadencë, me certifikatë origjine dhe certifikatë cilësie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.