☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 69.15 ▲0.88%
ARI 4,148 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,254 ▲ +0.64% ETH $1,775 ▲ +0.22% XRP $1.1247 ▼ -1.58% SOL $81.0900 ▲ +0.61%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.15 ▲0.88 % ARI 4,148 ▼0.46 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.15 ▲0.88 % ARI 4,148 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Xhafaj përplaset me Bogdanin: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është përballur me një valë kritikash gjatë raportimit të fundit përpara Komisionit të posaçëm parlamentar.

Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar KLP-në si një ndër hallkat më problematike të sistemit aktual të drejtësisë, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e vendimmarrjeve të tij.
“Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP. Në krahasim me vitet e tjera ka përmirësim, por krahasuar me çfarë i ka dhënë ligji, krahasuar me pritshmëritë e BE, ka shumë për të bërë”, tha Xhafaj.

Paradoksi i vakancave: Mbi 100 vende bosh, kërkohen vetëm 12 prokurorë të rinj
Një nga pikat më të nxehta të diskutimit ishte menaxhim i burimeve njerëzore. Edhe pse kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, pranoi ekzistencën e një numri të lartë vendesh vakante, strategjia e ndjekur nga institucioni për plotësimin e tyre u kontestua fort nga Xhafaj. Ai akuzoi këshillin për mungesë vizioni dhe llogaritje të gabuara në raport me Shkollën e Magjistraturës.

“Keni qenë të paaftë të bëni llogari të kësaj natyre apo ka një lloj papërgjegjshmërie? Vitin e kaluar i keni kërkuar Shkollës së Magjistraturës vetëm 12 prokurorë. Nuk ka një numër zyrtar. Edhe për plotësimin e vakancave kërkoni 12 prokurorë, ku kishit mundësinë për më shumë, ju vetë, ndërkohë që keni mbi 100 vakanca, keni disa vakanca të fshehura, unë kam vite që e trajtoj këtë gjë. Nuk kërkoni shtim të prokurorëve përmes Shkollës së magjistraturës, as shtim të numrit të përgjithshëm. Si do ta zgjidhim? Kur do të kemi një plotësim të plotë të vakancave sipas numrit aktual të prokurorëve dhe vakancave efektive?”, iu drejtua ai Bogdanit.
Nga ana e saj, Bogdani u mbrojt duke argumentuar se përzgjedhja ka qenë e kushtëzuar nga standardet e larta që kërkon institucioni.

“Arsyeja që u parashtrua ishte cilësia e numrit të kandidatëve”, u shpreh Bogdani.

Akuzat për nepotizëm dhe trajnimet “për qoka”

Debati u ashpërsua më tej kur u prek çështja e rekrutimit të stafit mbështetës dhe trajnimeve.

Xhafaj hodhi hije dyshimi mbi kriteret e punësimit, duke lënë të kuptohet se institucioni është kthyer në një strehë për familjarët e njerëzve të drejtësisë dhe politikës.

“Keni nevojë për shtesa? Jo për të bërë qokë, për të marrë shokët e miqtë, burrat, gratë, fëmijët e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve? Ju dhe disa institucione të tjera, e keni bërë si vend ku bashkohen fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, u shpreh kryetari i komisionit.

Lidhur me këtë, kryetarja e KLP-së sqaroi se trajnimet mbulohen nga ASPA ose donatorët e jashtëm, ndërsa hodhi idenë e nevojës për trajnime specifike mbi funksionimin kolegjial për vetë anëtarët.

BKH dhe përplasjet e brendshme: Kërkesë ndjese për etikën

E pyetur mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Bogdani kërkoi kohë, duke theksuar se procesi sapo ka kaluar fazën e përzgjedhjes.

“Ende s’kemi bërë ndonjë përpjekje duke qenë se sapo u përmbyll përzgjedhja. Nuk është i rëndësishëm vetëm emërimi, por edhe ndërveprimi për të reflektuar standarde ndërkombëtare, do të marrë pak kohë”, tha Bogdani.

Një tjetër moment reflektimi ishte ai për përplasjet dhe tonet e larta brenda Këshillit, të cilat shpesh kanë dalë në publik.

Bogdani kërkoi ndjesë publike, por i cilësoi divergjencat si pjesë normale të një organi kolegjial, duke premtuar rregulla të reja nëse situata nuk ndryshon.

“Masat për dialogun ndërinstitucional, kërkojmë ndjesë për tonet shpeshherë të ngritura të debatev, në institucionet kolegjiale lind natyrshëm një lloj konflikti, për to mos folur pastaj për qasjet. Ne kemi shpeshherë përballje të forta lidhur me të njëjtin koncept për mënyrën si duhet adresuar. Kemi marrë masa dhe besoj që nëse nuk arrijmë të kemi dakordësi ose zgjidhje të përshtatshme, do të miratojmë rregulla etike”, tha ajo.

Në mbyllje u diskutua edhe procesi i digjitalizimit, i cili sipas Xhafajt po penalizon vlerësimin e institucionit.

Kryetarja e KLP-së saktësoi se kjo procedurë është në dorë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe pritet të finalizohet brenda një viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.