☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.97 ▼0.78%
ARI 4,029 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,826 ▲ +0.29% ETH $2,315 ▲ +0.52% XRP $1.3003 ▲ +1.78% SOL $100.1700 ▼ -0.05%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.97 ▼0.78 % ARI 4,029 ▼0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.97 ▼0.78 % ARI 4,029 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

“Zâ Festival”, festa që rikthen në Theth tregimet e Orëve dhe Zanave

Edicioni i parë i “Zâ Festival” do të rikthejë në Theth, në vendin ku frymojnë humbur thellë këngët legjendare, tregimet e Orëve dhe Zanave.

“ZA Fest”, i cili mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të zhvillohet në 26 gusht, nën hijen e majave të Radohimës, Shenikun dhe Paplukut, që do të humbasin mes tingujve të muzikës më të mirë folk në shqip.

Zâ Festival ka bërë bashkë kantautorët shqiptarë më në zë, si Elina Duni, Shpat Deda dhe Vlashent Sata.

Në Zâ Festival vend kryesor do të ketë magjia e thirrjeve stërgjyshërore. Aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj do t’i japë zâ gojëdhënave, tregimeve, legjendave dhe përrallave të moçme, të cilat na rikthejnë shpirtin e paraardhësve.

Ky event u bë i mundur falë bujarisë të vetë natyrës dhe mikpritjes të banorëve të Thethit, ndaj Zâ Festival është shansi më i mirë për t’i shijuar të plota, me atmosferën që meritojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.