☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,874 ▲ +0.23% ETH $2,683 ▼ -0.05% XRP $1.4919 ▼ -0.46% SOL $119.7000 ▼ -0.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e Hayden Panettiere

Detaje të reja janë bërë publike për momentet e fundit të jetës së aktores së njohur Hayden Panettiere, e cila u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare.

Panettiere u gjet pa ndjenja në një banesë në Greenville, Karolina e Jugut, rreth orës 13:51 të së dielës, më 16 gusht. Në vendngjarje mbërritën policia dhe ekipet e urgjencës, të cilat e gjetën aktoren në arrest kardiak.

Sipas të dhënave të reja të bëra publike nga audioja e komunikimeve të emergjencës, në momentet kur autoritetet po i përgjigjeshin telefonatës së urgjencës u përmendën “mbidoza” dhe “arresti kardiak”.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar se mbidoza ishte shkaku i vdekjes.

Zyra e Mjekut Ligjor të Greenville njoftoi se ekipet mjekësore tentuan ta rikthenin në jetë Panettiere, por përpjekjet dështuan. Aktorja u shpall e vdekur në orën 14:32.

Në një deklaratë zyrtare u bë e ditur se Panettiere ishte gjetur pa ndjenja brenda banesës ku po qëndronte përkohësisht. Autoritetet theksuan gjithashtu se nuk janë konstatuar shenja traume që mund të kishin kontribuar në vdekjen e saj.

Autopsia u krye të hënën, por shkaku dhe mënyra e vdekjes mbeten ende të papërcaktuara, ndërsa priten rezultatet e analizave të mëtejshme.

Ndërkohë, sipas një burimi, në vendngjarje u gjet edhe Narcan, një medikament që përdoret për të neutralizuar me shpejtësi efektet e një mbidoze të rrezikshme nga opioidet.”

Policia e Greenville ka bërë të ditur se hetimi vijon dhe se deri tani nuk ka pasur shenja të ndonjë akti kriminal apo rrethanash të dyshimta. Telefonata në numrin e emergjencës 911 u bë nga një person i njohur i aktores.

Hayden Panettiere ishte e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat e serisë “Scream”. Aktorja la pas vajzën e saj 11-vjeçare, Kaya, të cilën e kishte me ish-të fejuarin e saj, boksierin ukrainas Wladimir Klitschko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.