🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,050 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,935 ▲ +1.48% ETH $2,355 ▲ +2.02% XRP $1.3281 ▲ +2.59% SOL $101.9900 ▲ +2.15%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,050 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Zbulim arkeologjik në Rromës, gjendet çezma e shekullit XV-XVI

Gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji në fshatin Rromës, në Bashkinë Selenicë, janë zbuluar rrënojat e një çezme të vjetër me vlera historike.

Zbulimi u bë i mundur pas njoftimit të banorëve, ndërsa specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë kryen verifikimet dhe dokumentimin në terren. Sipas DRTK Vlorë, çezma ruante elemente të rëndësishme ndërtimore, si tubacione qeramike, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje.

Bazuar në karakteristikat arkitekturore dhe fragmentet e pakta të qeramikës të gjetura në vend, monumenti mendohet se i përket shekujve XV–XVI, në fillimet e periudhës osmane.

Specialistët vlerësojnë se bashkëpunimi i banorëve me DRTK Vlorë ishte vendimtar për dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj rrënoje, e cila përbën një dëshmi me rëndësi për historinë dhe trashëgiminë kulturore të fshatit Rromës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.