⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

Zbulohen detajet e marrëveshjes së re për Marash Kumbullën, transferim mes lojtarëve të Kombëtares

Marash Kumbulla është prezantuar dy ditë më parë si futbollisti më i ri i Rajo Vajekanos, pasi ka finalizuar huazimin nga radhët e Romës te klubi spanjoll.

Ajo që është bërë publike deri tani, ishte se Rajo Vajekano kishte një opsion për blerjen në fund të sezonit të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe Fabricio Romano ka publikuar detajet e kësaj marrëveshje mes klubeve.

Sipas tij, klubi spanjoll mund të blejë Kumbullën për 2,5 milionë euro në fund të sezonit nga Roma, ndërsa klubi italian do të zotërojë edhe 10% të një shitje të mundshme të tij në të ardhmen. Kjo është një shifër shumë më e ulët se ajo për të cilën Roma bleu lojtarin nga Verona në vitin 2020.

Asokohe, Roma shpenzoi në total 29.5 milionë euro për futbollistin të cilin e huazoi fillimisht e pastaj bleu në fund kartonin e tij. Ai mbetet transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohëve për një futbollist të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.