☁️
Tiranë 29°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,668 ▲1.01%
DOW 52,601 ▲1.03%
NASDAQ 26,374 ▲1.12%
NAFTA 99.85 ▼2.57%
ARI 4,402 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,642 ▲ +0.87% ETH $2,561 ▲ +4.98% XRP $1.3751 ▲ +2.03% SOL $101.6600 ▲ +2.47%
S&P 500 7,668 ▲1.01 % DOW 52,601 ▲1.03 % NASDAQ 26,374 ▲1.12 % NAFTA 99.85 ▼2.57 % ARI 4,402 ▼0.11 % S&P 500 7,668 ▲1.01 % DOW 52,601 ▲1.03 % NASDAQ 26,374 ▲1.12 % NAFTA 99.85 ▼2.57 % ARI 4,402 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Sporti

Zbulohet kalendari i sfidave. Më 2 nëntor “ferri” i Beogradit

Më shumë se 3 vite distancë, nga ferri me të cilin Kombëtarja shqiptare u përball në Beograd për një ndeshje futbolli kualifikuese, që thuajse u kthye në tragjedi, flamuri shqiptar do të jetë sërish i pranishëm në stadiumin serb.
Shorti vendosi përballë njëri-tjetrit në të njëjtin grup, Skënderbeun me Partizanin e Beogradit, rival që spikat më shumë për shkak të tifozëve, sesa ekipet më të forta në letër si Young Boys apo Dinamo e Kievit.
Katër protagonistët e grupit B mësuan edhe kalendarin e të 6 ndeshjeve, që do të zbulojnë dhe kush do të qëndrojë në turneun më të vogël të futbollit europian për klube.
Skënderbeu rinis fushatën kontinentale me transfertën ukrainase të 14 shtatorit, në stadiumin Olimpik të Kievit. Korçarët do të përballen me favoriten e grupit, një tjetër Dinamo, pas asaj të Zagrebit.
Dy javë më vonë, “Ujqërit” do të presin në shtëpi zviceranët e Young Boys, ndeshje që do të luhet në orën 21:05. Sfida me më tepër interes për shqiptarët do të jetë ajo e 19 tetorit, në “Elbasan Arena”, kur të zbarkojë Partizani i Beogradit, një 90-minutësh që pritet të rikthejë masat ekstreme të sigurisë, ashtu si në rastin e përballjes mes dy kombëtareve.
Korçarët do t’u kthejnë vizitën serbëve më 2 nëntor, ndërsa në datën 23 të po atij muaji do të presin Dinamon e Kievit. Kalendari i formacionit të Ilir Dajës vazhdon me impenjimin e fundit të dimrit, më 7 dhjetor, në transfertën ndaj zviceranëve të Young Boys.
Sfida në Zvicër, sido që të shkojë, ul edhe siparin e një fushate për t’u mbajtur mend për futbollin shqiptar.

14 Shtator 2017
Dinamo Kiev – Skënderbeu, ora 19:00

28 Shtator 2017
Skënderbeu – Young Boys, ora 21:05

19 Tetor 2017
Skënderbeu – Partizani i Beogradit, ora 21:05

2 Nëntor 2017
Partizani i Beogradit – Skënderbeu, ora 19:00

23 Nëntor 2017
Skënderbeu – Dinamo Kiev, ora 21:05

7 Dhjetor 2017
Young Boys – Skënderbeu, ora 19:00

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.