🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.85 ▼1.44%
ARI 4,148 ▲1.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,484 ▲ +4.93% ETH $2,426 ▲ +7.43% XRP $1.3102 ▲ +3.8% SOL $96.2400 ▲ +5.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.85 ▼1.44 % ARI 4,148 ▲1.85 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi

“Është mirë që po vjen”. Me këto fjalë, ukrainasja Svetlana, e cila prej katër vjetësh jeton në Beograd, e komentoi vizitën e parë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi.

Presidenti i Ukrainës do ta vizitojë Serbinë më 8 gusht, më pak se një muaj pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në Kiev në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore.

“Duhet edhe ta vizitojnë njëri-tjetrin si miq. Në këtë mënyrë do të mësojmë më shumë për njëri-tjetrin, sepse edhe Serbia është një vend i bukur, sikurse Ukraina”, tha Svetlana për REL-in.

Svetlana u largua nga Zaporizhja, në juglindje të Ukrainës, në mars të vitit 2022, menjëherë pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, afër shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Deri në dhjetor të vitit 2025, në Serbi ishin regjistruar zyrtarisht pak më shumë se 16.000 refugjatë nga Ukraina.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë gjithashtu afër 4.000 ukrainas dhe kjo pakicë kombëtare ka edhe këshillin e vet kombëtar.

Filip Pronek, kryetar i këtij organi që merret me ruajtjen e identitetit ukrainas në Serbi, tha për REL-in se vizita e Zelenskyt është një lajm i mirë.

Ai kujtoi se zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, e vizitoi Serbinë në maj të vitit 2024 së bashku me ministrin e atëhershëm ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.

“Mendoj se është normale që [Volodymyr Zelensky] të vijë dhe ta vizitojë Serbinë, si dhe të avancohen dialogu dhe bashkëpunimi dypalësh mes dy shteteve dhe dy popujve vëllazërorë sllavë. Janë dy shtete sllave që kanë shumë gjëra të përbashkëta gjatë historisë”, tha Pronek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.