🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,763 ▲0.07%
DOW 54,033 ▼0.01%
NASDAQ 26,639 ▼0.19%
NAFTA 81.00 ▲3.61%
ARI 4,408 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,522 ▼ -1.09% ETH $1,877 ▼ -2.55% XRP $1.0242 ▼ -1.73% SOL $75.9700 ▼ -1.17%
S&P 500 7,763 ▲0.07 % DOW 54,033 ▼0.01 % NASDAQ 26,639 ▼0.19 % NAFTA 81.00 ▲3.61 % ARI 4,408 ▲0.18 % S&P 500 7,763 ▲0.07 % DOW 54,033 ▼0.01 % NASDAQ 26,639 ▼0.19 % NAFTA 81.00 ▲3.61 % ARI 4,408 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Europa

Zgjatet paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Gjykata e Lartë në Suboticë ka zgjatur deri më 9 shtator paraburgimin e dy personave të arrestuar në kufirin serbo-hungarez në qershor, të cilët mediat gjermane i kanë raportuar si agjentë rusë, ka mësuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) nga ky institucion.

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, në provincën e Vojvodinës, në Serbi, më herët kishte nisur hetim ndaj B.D. dhe GJ.S. për posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve, municionit dhe eksplozivëve, si bashkëkryerës, ndërsa ndaj B.D. po zhvillohet hetim edhe për veprën penale të falsifikimit të dokumentit.

Prokuroria i referohet nenit dhe paragrafit të Kodit Penal të Serbisë, që përcaktojnë se të dyshuarit mbanin armë pa autorizim, për të cilat kishin leje për t’i përdorur.

Rasti u raportua fillimisht nga mediat gjermane. Gazeta Bild raportoi se forcat speciale kishin arrestuar në fillim të qershorit, në kufirin hungaro-serb, dy persona të dyshuar si agjentë “njëpërdorimësh” të shërbimeve sekrete ruse.

Sipas pretendimeve, ata ishin angazhuar përkohësisht, pa ndonjë detyrë të përhershme, dhe kishin planifikuar të vendosnin eksplozivë në Gjermani.

Një raport i Bild-it, i publikuar në korrik, gjithashtu thotë se në bagazhet e të dyshuarve ishin gjetur eksplozivë, dhe shton se nuk është e qartë se cili ishte objektivi i planifikuar i sulmit në Gjermani.

Hetuesit dyshohet se besojnë se objektivi mund të ketë qenë i lidhur me prodhimin ose dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Po atë muaj, ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se shërbimet gjermane kishin parandaluar një sulm me eksploziv që synonte Gjermaninë, dhe se bëhej fjalë për një rast top-sekret.

Policia gjermane refuzoi t’i japë REL-it më shumë detaje rreth këtij rasti. Prokuroria e Lartë Publike nuk deshi të jepte më shumë detaje për këtë rast dhe nuk dihet se çfarë shtetësie kanë personat ndaj të cilëve po zhvillohet hetimi.

Në Serbi, vitet e fundit janë shënuar disa raste arrestimesh për shkak të dyshimeve për lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.

Gjashtë muaj para arrestimit të tyre në kufirin serbo-hungarez, tre persona u dënuan nga një gjykatë në Serbi për spiunazh për Rusinë dhe nxitje të incidenteve kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane në Francë dhe Gjermani.

Ata u arrestuan së bashku me tetë të dyshuar të tjerë, ndaj të cilëve prokuroria kompetente në Smederevë, në Serbinë qendrore, është ende duke zhvilluar hetime.

Gjithashtu, në shtator të vitit 2025, dy persona u arrestuan në Serbinë perëndimore nën dyshimin se kishin organizuar një kamp trajnimi pranë qytetit të Loznicës për përleshje me policinë gjatë ditës së zgjedhjeve në Moldavi.

Policia moldaviane kishte publikuar më herët një video, për të cilën tha se tregonte “kampe ushtarake në Serbi të organizuara nga shërbimi sekret rus”.

Dy shtetasit e dyshuar serbë, Llazar Popoviq dhe Sava Stevanoviç, u liruan pas marrjes në pyetje për t’u mbrojtur në liri, ndërsa Prokuroria në Shabac ende nuk ka ngritur aktakuzë në këtë rast.

Llazar Popoviç dhe Sava Stevanoviç janë të lidhur me ministrin aktual pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç, i cili ka lidhje biznesi në Rusi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.