☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Zgjedhja e Presidentit, Meta: I kemi numrat, por duam një proces bashkëpunues dhe konsensual

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot në një prononcim për mediat pas mbylljes së seances së Kuvendit për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri se, “ezaurimi i raundit pa kandidat ishte tregues i durimit dhe vullnetit për të patur mundësinë edhe për të biseduar me opozitën, për një proces bashkëpunues dhe konsensual. Dihet që mazhoranca i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë të Presidentit, por besojmë që ky është një proces shumë i rëndësishëm që kërkon bashkëpunimin e radhës”.

“Natyrisht që jemi duke zhvilluar procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe natyrisht edhe ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat ishte tregues u vullnetit për të respektuar procedurat, por edhe durimit dhe vullnetit për të pasur mundësi për të biseduar edhe me opozitën që të kemi një proces sa më bashkëpunues dhe mundësisht sa më konsensual për zgjedhjen e presidentit të ri bashkë me opozitën. Dihet që kjo mazhorancë i numrat për zgjedhjet e presidentit të ri, por besoj se ky është një proces shumë i rëndësishëm që pa dyshim meriton edhe bashkëpunimin e tyre”, tha Meta.

“Konferenca ka vendosur që ky raund të jetë nesër, pra në një seancë më vete përveç seancës së zakonshme. Fakti që ky raund që do të bëhet nesër nuk i përjashton mundësitë që tre raundet e tjera. Pra janë 5 raunde. Ne do ta presim brenda të gjitha mundësive. Nuk mjafton vetëm ta presim, por duhet që opozita të vijë. Fakti që raundi i dytë do të bëhet nesër nuk do të thotë se raundi i dytë do të bëhet pasnesër”, shtoi Kreu i Kuvendit .

Meta tha se shpresonte se, javën e ardhshme të niste dialogu me opozitës për zgjidhjen e krizës duke nënvizuar se do të respektonte çdo rekomandim të Partive Popullore Evropiane. “Ne do të respektojmë çdo rekomandim nga ana e tyre për daljen nga kjo krizë apo para krizë. Unë do të doja që dialogu të kishte nisur që pardje. Shpresojmë që fillimi i javës së ardhshme të jetë pozitiv dhe të gjithë duhet të përgatitemi për pikat e takimit”, tha Meta.

I pyetur për mosregjistrimin e koalicionit PS-LSI në KQZ dhe pretendimeve për shkelje të Kodit Zgjedhor, Meta tha se, sipas kësaj logjike i bie që opozita të përjashtohet përfundimisht nga pjesëmarrja në zgjedhje.
“Sipas kësaj logjike, i bie që opozita të mos regjistrohet më në zgjedhje”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.