☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Deri tani janë regjistruar 21 parti

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi sot se deri tani 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një deklaratë për mediet, Celibashi zbuloi se numri i personave të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 14 majit, janë 3 653 988 persona.

Sipas Celibashit, 21 bashki të vendit ende nuk kanë dorëzuar asnjë informacion lidhur me njoftimin me shkrim për zgjedhësit, ndërkohë që 40 bashki kanë sjellë informacion.

“21 bashki nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për t’u regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në këto zgjedhje 21 parti politike”, tha Celibashi.

Gjithashtu, ai tha se ka paraqitur kërkesën për regjistrim një Komitet Nismëtar për regjistrimin e një kandidati të mbështetur nga zgjedhësit.

Celibashi theksoi se është vendosur që shpërndarja e fondeve të bëhet pas 31 marsit, kur është edhe afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë raportet e tyre financiare për vitin 2022.

“Nuk ka lidhje me çështjen e lidershipit të PD-së. Do të bëjmë shpërndarjen e fondeve pas 31 marsit, pasi kjo është data e fundit që partitë duhet të sjellin raportin financiar për vitin 2022. Kështu parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor. Do shohim nëse partitë e kanë sjellë raportin financiar apo jo. Partia që nuk e sjell këtë raport nuk do ta përfitojë këtë fond”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.