☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Shënohet pjesëmarrje e lartë e zgjedhësve, deri në 17:00 kanë votuar rreth 70 përqind e qytetarëve

Deri në ora 17 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 68,4 % të votuesve. Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 % kurse në jug 69,6 % e votuesve, shkruan Ulqini Online. Të gjitha vendotimet në Mal të Zi do mbyllen në ora 20.

Deri në ora 16 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 65,1% të votuesve. Sipas të dhënave të cdt Mali i Zi, ky numër është për 9% më i madh se në zgjedhjet e viti 2016 kur deri në ora 16 kishin votuar 56,1% e votuesve,. Të gjitha vendvotimet në Mal të Zi do mbyllen në ora 20.

Deri në ora 13 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 54,1 % të votuesve . ipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 54,4 %, në veri të Malit të Zi 48,6 % kurse në jug 57.2 % e votuesve.

Deri në ora 12 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 45,3% të votuesve apo rreth 244 600 votues. Sipas të dhënave të cdt Mali i Zi, ky numër është për 15,4% më i madh se në zgjedhjet e viti 2016 kur deri në ora 12 kishin votuar 29,9% e votuesve.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione. Këta lista garojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi.

Deri në ora 11 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar plot 35,4% të votuesve apo rreth 189 000 votues. Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 35,8 %, në veri të Malit të Zi 31.7 % kurse në jug 37.1 % e votuesve. Deri në ora 11, në zgjedhjet parlamentare të viti 2016 kishin votuar rreth 20% të votuesve.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të këtij vitit janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione. Këta lista garojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi.

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 4 komuna.

Me informacioniet e para të daljes në zgjedhje mund të shifet se dalja në zgjedhje, deri në orën 9, është dyfish më e lart se në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas cdt Mali i zi, deri në orën 9 në votime kanë dalur 14,3 e qytetarëve, përkatësisht 75600 votues.

Kjo shifër është dyfish më e madhe se në zgjedhjet e viti 2016 kur në zgjedhje deri në ora 9 kishin dalur vetëm 6,5% e votuesve.

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.