☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,828 ▼ -0.28% ETH $2,235 ▼ -0.47% XRP $1.1656 ▲ +0.11% SOL $89.2300 ▼ -1.08%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zhdukja e 34-vjeçarit, del foto e makinës së autorit

Ky është automjeti me të cilin dyshohet se 41-vjeçari, Armand Shakaj, mbajti peng shokun e tij, Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor rezulton i zhdukur. Makina tip fuoristradë e llojit Porsche u gjet në një lavazh në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet, ku e kishte dërguar 25-vjeçari, E.Z., që shihni edhe në këtë foto.

I riu tashmë i arrestuar për këtë ngjarje në rolin e bashkëpunëtorit, pasi sipas policisë i ka ardhur në ndihmë autorit, si dhe ka çuar makinën për t’i larë tapicerinë. Në brendësi të saj, hetuesit gjetën edhe një lopatë.

Përmes këtij automjeti, dyshohet se Shakaj, pasi ka mbajtur peng të riun Koçi në një ambient në afërsi të gjimnazit “Ismail Qemali”, ka lëvizur me 34-vjeçarin në drejtim të Elbasanit. Më pas, 41-vjeçari ka kontaktuar një karrotrec, të cilit i ka kërkuar t’i dërgonte makinën në një servis në zonën e Ibës, me pretendimin se Porsche-i kishte pësuar defekt.

Hetuesit dyshojnë se këto lëvizje të Armand Shakajt janë bërë me qëllim për të shmangur çdo dyshim se ai ka gisht në pengmarrjen e 34-vjeçarit. Ky dyshim është krijuar pasi makina e 41-vjeçarit ka ardhur sërish në Tiranë dhe nuk ka pasur asnjë defekt.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia ende s’ka mundur të vërë në pranga 41-vjeçarin Shakaj, për gjetjen e të cilit janë marrë në pyetje edhe familjarë të tij.

Mes tyre, i vëllai, i cili ka deklaruar se është kontaktuar nga Armandi disa ditë më parë, ndërsa ka shtuar se nuk mund ta besojë që ai ka marrë peng shokun e ngushtë. Për gjetjen e tij, policia po kërkon në disa zona malore të Tiranës dhe Elbasanit.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.