🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.18 ▼0.95%
ARI 3,943 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,973 ▼ -1.21% ETH $2,236 ▼ -0.82% XRP $1.2480 ▼ -0.14% SOL $90.5000 ▼ -1.73%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në Mirditë, kryebashkiaku: Situata ndër më të rrezikshmet, duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi, foli për mediat për situatën e krijuar nga zjarret në territorin e kësaj bashkie, duke u shprehur se situata është serioze dhe e rrezikshme.

Ai tha se fshati Tenë është aktualisht zona më e prekur, ku janë kryer edhe evakuimet e para. Sipas Melyshit, në disa raste dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet që rastet të hetohen dhe autorët të dalin para drejtësisë.

“Sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në Bashkinë Mirditë, sepse u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzish. Në dy lagje kemi evakuuar banorë. Vazhdon të jetë realisht e vështirë situata, por edhe me ndihmën e mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtesë, shpresoj që të vazhdojë të normalizohet situata. Duket se në disa raste janë zjarrvënie të qëllimshme, sepse brenda vitit kemi ndërhyrë disa herë dhe i kemi shuar. Duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet dhe e kam diskutuar me autoritetet që të marrin masa”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.