🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre. Gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, flakët kanë përfshirë zona të Francës, Italisë dhe Spanjës, në një kohë kur temperaturat ekstreme kanë arritur nivele të larta.

Në rajonin jug-perëndimor të Francës, Gironde, mbi 10 mijë persona janë evakuuar për shkak të një zjarri që ka përshkuar zonën dhe ka djegur më shumë se 2 mijë hektarë tokë.

Flakët nisën në qytetin Saumos mbrëmjen e së mërkurës dhe më pas u përhapën drejt zonave Le Porge dhe Lege-Cap-Ferret. Mëngjesin e së enjtes, rreth 500 zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e zjarrit, të mbështetur edhe nga mjete ajrore.

Më herët, dy efektivë humbën jetën gjatë përpjekjeve për të luftuar flakët në Merignac, në periferi të qytetit të Bordosë.

Situata mbetet problematike edhe në Itali, veçanërisht në ishullin e Sicilisë, ku rreth 6 mijë persona nga strukturat e emergjencave, përfshirë zjarrfikës, gardianë pyjesh dhe punonjës të mbrojtjes civile, janë angazhuar për kontrollin e vatrave të zjarrit.

Sipas autoriteteve lokale, nga 344 zjarre të regjistruara në ishull, 300 janë shuar. Megjithatë, një zjarrfikës humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri në zonën e San Cataldos.

Edhe Spanja është përfshirë nga zjarret. Një vatër e madhe është aktivizuar në jug-perëndim të Madridit, mes qyteteve Almorox dhe Villa del Prado.

Ekipet e emergjencës kanë kryer evakuime derë më derë, ndërsa gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes u angazhuan 88 zjarrfikës, 35 automjete dhe një helikopter për vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas të dhënave të Sistemit Informativ Evropian për Zjarret Pyjore, gjatë vitit 2026 në Bashkimin Evropian janë djegur rreth 254 mijë e 388 hektarë tokë si pasojë e zjarreve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.