☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,739 ▼ -0.21% ETH $2,234 ▼ -0.12% XRP $1.1601 ▼ -1.28% SOL $89.2700 ▼ -0.83%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në Drizë të Fierit, reagon policia: Evakuohen 11 familje, dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

Njëmbëdhjetë familje janë evakuuar pas zjarrit të rënë sot në Drizë të Fierit. Policia bën me dije gjithashtu se janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, në gatishmëri në zonën e prekur nga zjarri është edhe ekipi i urgjencës së spitalit.

Vatra e zjarrit, e cila ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e tyre, si dhe vijojnë të monitorojnë banesa dhe subjekte të tjera në zonë që mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dy kahet e rrugës, në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” dhe anasjelltas, si dhe po asistojnë shërbimet zjarrfikëse në terren, duke mundësuar transportin e pajisjeve dhe mjeteve zjarrfikëse në zonat me terren të vështirë.

Deri në këto momente, pavarësisht rrezikut të lartë, nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Gjithashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, si dhe drejtuesit e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët po koordinojnë dhe menaxhojnë situatën në terren.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së DVP Fier, me mbështetjen nga ajri të helikopterëve të Forcave të Armatosura, po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.