☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.00 ▼1.65%
ARI 4,100 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,768 ▲ +0.7% ETH $1,673 ▲ +1.58% XRP $1.1017 ▲ +0.24% SOL $69.4400 ▲ +1.24%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.00 ▼1.65 % ARI 4,100 ▼1.2 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.00 ▼1.65 % ARI 4,100 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Zjarri tek “Arlis”, gjykata liron nga burgu 4 të arrestuarit, i lë në detyrim paraqitje

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka liruar nga burgu 4 të arrestuarit për zjarrin që përfshiu pak ditë më parë pallatin 12-katësh pranë QSUT-së, ku 30 banesa u shkrumbuan dhe disa persona mbetën të lënduar.

Gjykata vendosi të lërë në detyrim paraqitje inxhinierin e kompanisë Enver Ademi, kontraktorin e fasadës së objektit Altin Furtuna, menaxheren e marketit Razie Sula dhe administratorin e pallatit Agron Cara.

Këta persona u arrestuan dy ditë më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”; “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Zjarri dyshohet se nisi në ambientin e pasmë të marketit (në katin e parë të pallatit), ku ishin grumbulluar mbetje dhe ku nuk janë marrë masat e nevojshme për pastrimin e tyre. Pallati u përfshi nga flakët pasditen e 14 prillit, ndërsa aksioni gjithëpërfshirës i zjarrfikësve, emergjencave civile, policisë, forcave Renea bëri të mundur që të mos kishte asnjë jetë të humbur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.