☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Zucchero sjell magjinë e blues, rock dhe soul në Tiranë

– Ikona e muzikës italiane, Zucchero, elektrizoi mbrëmjen e djeshme Pallatin e Kongreseve, duke sjellë një koncert që u shndërrua në një festë të vërtetë të blues-it, rock-ut dhe soul-it. Me zërin e tij karakteristik dhe energjinë që e ka shoqëruar prej dekadash në skenat botërore, artisti bëri që publiku ta shoqëronte pothuajse çdo këngë me duartrokitje.

Salla ishte e mbushur plot, ndërsa artisti legjendar interpretoi disa prej hiteve më të dashura të karrierës së tij, mes tyre “Senza una donna”, “Baila (Sexy Thing)”, “Diamante”, “Il Volo” dhe “Diavolo in me”, të kënduara në kor nga publiku.

I shoqëruar nga një bandë muzikantësh të nivelit të lartë dhe një seksion frymorësh që i dha koncertit energji fantastike, Zucchero krijoi atmosferën karakteristike që e ka bërë një nga emrat më të rëndësishëm të blues, rock dhe soul në Evropë. Gjatë mbrëmjes ai alternoi momentet intime me shpërthime ritmike, duke mbajtur publikun në këmbë për pjesën më të madhe të koncertit.

Zucchero falënderoi publikun shqiptar për mikpritjen dhe atmosferën e krijuar gjatë gjithë mbrëmjes. Artisti u shpreh i emocionuar nga pritja e ngrohtë në Tiranë, ndërsa u përshëndet me duartrokitje të gjata dhe ovacione nga të pranishmit.

Koncerti në Tiranë u zhvillua në kuadër të turneut “Overdose D’Amore Gold – World Tour 2026”, duke sjellë për herë të parë në kryeqytet një nga artistët më të suksesshëm italianë të dekadave të fundit.

Me mbi 60 milionë albume të shitura në mbarë botën dhe bashkëpunime me emra si Eric Clapton, Sting, Bono, Andrea Bocelli, Brian May dhe Luciano Pavarotti, Zucchero mbetet një nga ambasadorët më të njohur të muzikës italiane në skenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.