☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,978 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.24% XRP $1.1706 ▼ -2.35% SOL $89.9100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Zvërneci”/ Costa: KE në kontakt me autoritetet, Shqipëria duhet të zbatojë legjislacionin e BE-së. Rama: Transparenca nis në fazën e miratimit të projektit

Çështja e transparencës për investimet strategjike, me fokus të veçantë në projektin e Zvërnecit, u diskutua gjatë konferencës së përbashkët të Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Kryeministrit Edi Rama. Presidenti Costa vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të ligjeve evropiane.

Sipas tij, Komisioni Evropian ka qenë në kontakt me autoritetet shqiptare, si dhe ka dëgjuar shoqërinë civile.

“Sic e dini, në procesin e anëtarësimit ajo që pritet është që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së, përfshirë edhe fushën e mjedisit. Nuk mund të flas për projekte specifike, por Komisioni Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe dëgjon shoqërinë civile. Nëse do të ketë raste për koment, do të komentojmë. Nuk është çështja thjesht për të përkthyer legjislacionin e BE-së në gjuhën shqipe, por për ta vendosur atë në zbatim në të gjitha fushat përkatëse”, tha Costa.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi rolin e qeverisë dhe entiteteve private në garantimin e transparencës. Rama shtoi se deri në këtë fazë, çdo proces i brendshëm ndërveprimi institucional mes investitorëve dhe strukturave qeveritare është i ligjshëm dhe nuk kërkon transparencë shtesë.

“Transparenca për një proces apo projekt është një detyrë e përbashkët. Është detyrë e qeverisë, por është dhe përgjegjësi e qytetarëve dhe mediave të ndjekin procesin. Projekti i Zvërnecit është privat dhe nuk ka ende një projekt të miratuar. Ai ka nisur mbi bazën e marrëdhënieve private midis entiteteve private. Pronarët privatë nuk janë të detyruar të japin llogari gjatë negociatave për blerjen e një prone apo fillimin e një investimi. Transparenca fillon kur projekti futet në fazën e miratimit nga institucionet publike dhe pasi miratohet”, u shpreh Kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.