🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0%
DOW 49,141 ▼0.18%
NASDAQ 24,831 ▼0.02%
NAFTA 96.54 ▲2.27%
ARI 4,693 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $76,662 ▼ -1.72% ETH $2,281 ▼ -2.75% XRP $1.3913 ▼ -2.4% SOL $84.3200 ▼ -2.46%
S&P 500 7,165 ▲0 % DOW 49,141 ▼0.18 % NASDAQ 24,831 ▼0.02 % NAFTA 96.54 ▲2.27 % ARI 4,693 ▼1.01 % S&P 500 7,165 ▲0 % DOW 49,141 ▼0.18 % NASDAQ 24,831 ▼0.02 % NAFTA 96.54 ▲2.27 % ARI 4,693 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Kosova

Zvicra vazhdon mbështetjen për Kosovën: Lansohet programi i ri i bashkëpunimit 2026-2029

Duke u mbështetur në dekada miqësie dhe marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve, Kosova dhe Zvicra shënuan sot partneritetin e tyre të qëndrueshëm përmes lansimit të Programit të Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029.

Duke u mbështetur në dekada miqësie dhe marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve, Kosova dhe Zvicra shënuan sot partneritetin e tyre të qëndrueshëm përmes lansimit të Programit të Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029.

Në një ngjarje të përbashkët të mbajtur në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, partnerëve dhe përfituesve të shumtë, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, Ambasadorja Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ritheksuan miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Sprecher theksoi se mbështetja e Zvicrës ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga një përkushtim i fortë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit të vendit, duke nënvizuar se, ndërsa Kosova vazhdon të zhvillohet, programi i ri reflekton një kalim drejt një partneriteti më strategjik dhe fuqizimit të ndërsjellë.

Në emër të institucioneve federale zvicerane të pranishme në këtë ngjarje, pjesëmarrësve iu drejtua Ambasadorja Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të Departamentit Federal për Punë të Jashtme (FDFA).

‘’Fokusi ynë me Programin e Bashkëpunimit 2026–2029 është plotësisht në përputhje me Strategjinë Kombëtare Zhvillimore të Kosovës dhe i ndërtuar në partneritet të ngushtë me institucionet qendrore dhe lokale, sektorin privat dhe shoqërinë civile. Ndërsa programi përfaqëson një angazhim të konsiderueshëm prej 70 milionë eurosh, vlera e tij e vërtetë shkon përtej vetë financimit. Burimet financiare kanë rëndësi vetëm kur përkthehen në ndikim real—kur përmirësojnë jetën, forcojnë sistemet dhe krijojnë mundësi domethënëse për njerëzit në gjithë Kosovën” deklaroi Ambasadorja Danzi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, falënderoi Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme, duke folur për lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të diasporës kosovare në Zvicër. Ai vuri në dukje se Zvicra është ndër partnerët më të mëdhenj dypalësh të bashkëpunimit për Kosovën dhe investitori i dytë më i madh i huaj, duke theksuar se ky partneritet i fortë do të vazhdojë të formësojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në vitet e ardhshme.

‘’Qëllimi i Kosovës është i qartë: anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE). Strategjia jonë Kombëtare për Zhvillim 2030 shërben si udhërrëfyes, ndërsa Programi i Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026-2029 është i harmonizuar ngushtë me të dhe me prioritetet e reformave të BE-së. Çdo frankë zvicerane, çdo orë e ekspertizës teknike, dhe çdo shkëmbim në fushën e politikave është një kontribut në rugëtimin tonë evropian. Zvicrës i themi faleminderit, deklaroi Kryeministri Kurti.

Programi i Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë 2026–2029 pasqyron përkushtimin e përbashkët të Zvicrës dhe Kosovës për të ruajtur stabilitetin, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të adresuar sfidat e reja. I harmonizuar me prioritetet e Qeverisë së Kosovës, programi fokusohet në tri fusha kryesore: Qeverisja Demokratike dhe Paqja; Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm dhe Tranzicioni i Gjelbër; si dhe Zhvillimi i Barabartë Njerëzor. Po ashtu, do të vazhdojë edhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e migrimit.

Kontributi financiar i Zvicrës për katër vitet e ardhshme arrin në 64.5 milionë CHF (rreth 70 milionë euro).

Programi është zhvilluar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Divizionin për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të FDFA-së, Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Sekretariatin Shtetëror për Migrim (SEM).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.