☁️
Tiranë 12°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 91.28 ▲0.5%
ARI 4,126 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,000 ▼ -1.21% ETH $2,144 ▼ -4.19% XRP $1.1132 ▼ -4.24% SOL $87.6300 ▼ -1.88%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 91.28 ▲0.5 % ARI 4,126 ▲1.26 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 91.28 ▲0.5 % ARI 4,126 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

PDK: Kryeparlamentari nxirret të enjten në votim, s’ka kandidat tjetër pos Veselit

Në seancën e 24 gushtit pritet që të ndodhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Po atë ditë edhe propozohet Kadri Veseli për kryeparlamentar nga koalicioni PAN. Kështu thotë për Express Enver Hoxhaj i PDK-së.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehet i bindur se Kuvendi konstituohet të enjten e ardhshme. E bën të ditur se nuk ka kandidat tjetër për kreun e Kuvendit, përveç Kadri Veselit.

“Po! Atë ditë do e propozojmë kandidatin për kryetar të Kuvendit që është zoti Veseli dhe kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, që do të thotë bëhet konstituimi i Kuvendit”, është shprehur Hoxhaj, derisa nuk ka preferuar të flasë nëse i kanë siguruar numrat për seancën e radhës, të gjashtën me radhë.

Kujtojmë se seancat e kaluara dështuan që të mbaheshin pasi koalicioni PAN kishte munguar. Kjo ka bërë që të mos ketë kuorum të mjaftueshëm për vazhdimin e seancës.

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, vendosi dje në takimin konsultativ që të pranojë kërkesën e PAN-it që seanca të mbahet kur ata e kanë vendosur. Zgjedhjet janë mbajtur më 11 qershor pasi Qeveria “Mustafa” u rrëzua nga Parlamenti përmes një mocioni të opozitës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.