Arte

Filmi i Gent Koçit, “Dita zë fill” premierë në Festivalin e Sarajevës

“Dita zë fill” – filmi nga Shqipëria me regji të Gent Koçit, prezantohet për herë të parë në kompeticionin zyrtar të Sarejevo Film Festival. Edicioni i 23-të që zhvillohet nga data 11-18 gusht të çdo viti tërheq përveçse kineastët e vendeve të rajonit edhe emra të mëdhenj të kinemasë botërore. Vitin e kaluar ylli i ftuar atje ishte Robert de Niro këtë edicion është regjisori i njohur Oliver Stone.

Filmi “Dita zë fill” është filmi i parë i gjatë i Gent Koçit dhe revista Variety.com ka shkruar për filmin i cili shfaqur mbrëmjen e së dielës premierë botërore duke zgjuar kureshtjen për kinemanë e re nga Shqipëria.

Me titullin anglisht “Daybreak,” filmi është një dramë intime mbi një nënë të re, e varfër dhe e dëshpëruar e cila me bijtë e saj shkon të ndihmoje dhe ti shërbeje një gruaje në moshë që dergjet në shtrat.

Filmi trajton një histori të fuqishme dhe sipas regjisorit eksploron në kompromiset morale që njerëzit duhet të bëjnë në betejën e tyre për siguri ekonomike madje edhe mbijetese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button