🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.45 ▼0.76%
ARI 4,136 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +5.15% ETH $2,431 ▲ +7.73% XRP $1.3077 ▲ +4.24% SOL $96.4200 ▲ +5.38%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.45 ▼0.76 % ARI 4,136 ▲1.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.45 ▼0.76 % ARI 4,136 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

53% e amerikanëve thonë se financat u janë përkeqësuar

Një sondazh i Financial Times ka rrëzuar pretendimet e administratës Trump se gjendja ekonomike e amerikanë u përmirësua gjatë vitit të kaluar.

“A do të thoshit se ndiheni më mirë apo më keq nga pikëpamja financiare, që kur Donald Trump mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025?” ishte pyetja e drejtuar në anketë, ku përgjigja e votuesve të regjistruar ishte e ashpër dhe e drejtpërdrejtë: 53% e tyre thanë se financat në fakt, u janë përkeqësuar që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Pakënaqësia është e dukshme edhe mes votuesve të pavarur, ku 57% deklarojnë se janë më keq financiarisht, ndërsa një e katërta e votuesve republikanë shprehen gjithashtu të pakënaqur. Sondazhi, vjen më pak se tre muaj para zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA dhe tregon se inflacioni dhe kostoja e jetesës po kthehen në çështje të rëndësishme elektorale. Edhe pse inflacioni aktual është 3,4%, më i ulët se në periudha të caktuara të mandatit Biden, votuesit amerikanë duket se kanë më shumë besim te demokratët për menaxhimin e inflacionit dhe kostos së jetesës.

Për herë të parë, demokratët kanë avantazh edhe në çështjet e punësimit dhe ekonomisë, fusha që tradicionalisht kanë favorizuar republikanët. Rezultatet përbëjnë një sinjal shqetësues për Trumpin dhe republikanët, pasi gjendja ekonomike dhe kostoja e jetesës mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.