☁️
Tiranë 29°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,435 ▲0.31%
DOW 52,385 ▲0.84%
NASDAQ 25,041 ▲0.26%
NAFTA 83.83 ▼6.14%
ARI 4,078 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,314 ▲ +0.99% ETH $1,962 ▲ +3.6% XRP $1.1061 ▲ +0.63% SOL $76.8700 ▲ +2.38%
S&P 500 7,435 ▲0.31 % DOW 52,385 ▲0.84 % NASDAQ 25,041 ▲0.26 % NAFTA 83.83 ▼6.14 % ARI 4,078 ▲0.17 % S&P 500 7,435 ▲0.31 % DOW 52,385 ▲0.84 % NASDAQ 25,041 ▲0.26 % NAFTA 83.83 ▼6.14 % ARI 4,078 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Kosova

AAK: Profilet e rreme dhe fushatat e dezinformimit po dëmtojnë demokracinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përdorim të profileve të rreme dhe fushata të koordinuara të dezinformimit.

Në një reagim të publikuar në Facebook, AAK ka deklaruar se një praktikë e tillë, sipas saj, është shndërruar në një “shenjë dalluese të kulturës politike” të ndërtuar nga LVV gjatë viteve të fundit.

“Përdorimi i profileve të rreme, fushatave të koordinuara të dezinformimit dhe linçimit politik është bërë shenjë dalluese e kulturës politike që ka ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë viteve të fundit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas kësaj partie, qëllimi i këtyre veprimeve nuk lidhet vetëm me procese zgjedhore, por edhe me ndikimin në perceptimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës.

“Qëllimi i kësaj propagande nuk është vetëm elektoral. Synimi është delegjitimimi i të gjitha të arriturave të shtetit të Kosovës, rrënimi i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit dhe ulja e besimit në aleatët tanë strategjikë”, ka deklaruar AAK.

Aleanca u ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të hetojnë rastet që lidhen me profilet e rreme dhe fushatat e koordinuara të dezinformimit.

“Aleanca kërkon nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës që të hetojnë dhe të ndjekin penalisht çdo person që organizon ose merr pjesë në rrjete të profileve të rreme dhe fushata të koordinuara të dezinformimit”, thuhet në reagim.

AAK ka theksuar se, sipas saj, mbrojtja e demokracisë duhet të bazohet në sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë institucionale.

“Demokracia nuk mbrohet me ushtri profilesh të rreme, por me sundim të ligjit dhe përgjegjësi”, përfundon reagimi i kësaj partie. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.