☁️
Tiranë 14°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.59%
DOW 52,157 ▼0.61%
NASDAQ 26,121 ▼1.61%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,020 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.05% ETH $2,339 ▼ -0.26% XRP $1.2925 ▼ -2.05% SOL $101.0100 ▼ -0.51%
S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 % S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi: Celina dhe Brovina, dy ikona që i dhanë shumë futbollit kosovar





August 2026
M T W T F S S
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31

August 23, 2026

Ademi: Celina dhe Brovina, dy ikona që i dhanë shumë futbollit kosovar


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për ndarjen nga jeta të dy figurave të njohura të futbollit kosovar, Erdogan Celinës dhe Zenun Brovinës, në fillim të kësaj jave.

Në një intervistë në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, Ademi i cilësoi Celinën dhe Brovinën si dy figura të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në futbollin e Kosovës.

“Vendi ynë humbi dy figura, dy ikona të futbollit, siç janë Erdogan Celina dhe Zenun Brovina. Dy emra që i dhanë shumë futbollit tonë dhe që do të mbahen mend për kontributin e tyre”, ka thënë Ademi.

Duke folur për Zenun Brovinën, presidenti i FFK-së veçoi kontributin e tij në përfaqësimin e futbollit kosovar në nivele të tjera, duke përmendur edhe periudhën kur ai ishte pjesë e Partizanit të Beogradit, një prej klubeve të njohura të asaj kohe.

“Zenun Brovina karakterizohet me përfaqësimin e futbollit kosovar në vende të tjera. Mbi të gjitha, është një prej futbollistëve të parë nga Kosova që ka shkuar në një klub si Partizani i Beogradit, që ka qenë një ndër klubet më të mira në atë kohë. Përveçse ka filluar te Vllaznimi në Gjakovë, ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Vllaznimit dhe edhe aty ka lënë gjurmë”, ka deklaruar Ademi.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve të të ndjerëve dhe gjithë komunitetit të futbollit.

Ndërkaq, duke folur për Erdogan Celinën, Ademi tha se e ka konsideruar atë si “kapitenin e të gjithëve”, jo vetëm për atë që ka treguar në fushën e futbollit, por edhe për karakterin e tij jashtë saj.

“Celina ka qenë një lojtar të cilin unë e kam vlerësuar dhe e kam cilësuar si kapitenin e të gjithëve. Jo që e ka pasur shiritin e kapitenit në të gjitha klubet ku ka luajtur, por vërtet në fushë ka qenë kapiten i vërtetë, por edhe jashtë fushe ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm”, është shprehur Ademi.

Presidenti i FFK-së kujtoi edhe kontributin e Celinës në rolin e trajnerit, duke theksuar se ai ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe ka drejtuar edhe grupmosha të reja.

“Përveç si futbollist që ka qenë i jashtëzakonshëm, i pakompromis siç e quajnë në gjuhën e futbollit, ka qenë edhe një njeri i jashtëzakonshëm, një shok i jashtëzakonshëm, por edhe në zërin e trajnerit ka qenë një prej njerëzve më strategë që ka pasur Federata e Futbollit”, ka thënë Ademi.

Në fund, Ademi theksoi se kontributi i dy figurave do të mbetet pjesë e historisë së futbollit kosovar.

“Është humbje e madhe, por ata do të jetojnë me ne, me veprat e tyre. I shprehim ngushëllime familjes Celina dhe gjithë komunitetit, si dhe Prizrenit – qytetit të tij të parë”, ka përfunduar Ademi.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.