☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë- Ksamil, në afërsi të vendit të quajtur Manastir. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, turistë spanjollë.

Menjëherë ka shkuar në vend ambulanca dhe shërbimet policore. Në urgjencën e Sarandës kanë shkuar dy të plagosur nga aksidenti. Ata janë dy të huaj, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeç, shtetas spanjollë, që ndodhen në Sarandë për turizëm.

Sipas bluzave të bardha mësohet se 24-vjeçari Jove Pibrall Jove është goditur në mes dhe për rrjedhojë është transportuar me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërsa 37-vjeçarja Catia Picac është goditur në kokë po do të trajtohet në spitalin e Sarandës.

Ende nuk ka informacion se cili ka qenë shkaku dhe autori i këtij aksidenti të trefishtë me dy të huaj të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.