🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.38 ▼0.84%
ARI 4,134 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,660 ▲ +5.13% ETH $2,430 ▲ +7.67% XRP $1.3054 ▲ +4.17% SOL $96.2100 ▲ +5.18%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.38 ▼0.84 % ARI 4,134 ▲1.49 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.38 ▼0.84 % ARI 4,134 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Europa

Aksidenti hekurudhor në Danimarkë, shkak dyshohet një gabim njerëzor! 5 të plagosur në gjendje kritike

Pesë persona të plagosur rëndë po trajtohen në një spital të Kopenhagenit pas përplasjes ballore midis dy trenave që u regjistrua të enjten 40 kilometra

Pesë persona të plagosur rëndë po trajtohen në një spital të Kopenhagenit pas përplasjes ballore midis dy trenave që u regjistrua të enjten 40 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit. Nga ky aksident u plagosën 18 persona.Sipas një eksperti hekurudhor, megjithëse hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar, ka shumë të ngjarë që incidenti të ketë ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, ku njëri nga dy shoferët nuk e ka parë semaforin e kuq dhe ka vazhduar rrugën e tij.

Përplasja ballore shkaktoi dëme të rënda në pjesën e përparme të dy trenave të verdhë dhe gri, me kabinat e deformuara plotësisht nga përplasja, dhe xhamat e përparmë dhe dritaret e thyera.

Komuna e Hillerod aktivizoi një shërbim ndihme për të akomoduar pasagjerët e padëmtuar dhe të afërmit e tyre.

Kryetarja e bashkisë së qytetit fqinj të Gribskov, Trine Egetved sqaroi se disa nga të plagosurit u dërguan në spital me helikopter.“Shumë banorë të Gribskov, punëtorë dhe studentë po udhëtojnë me këtë tren. Shërbimet e emergjencës po punojnë intensivisht dhe ne po përpiqemi, në nivel qendror, të krijojmë një ide të saktë për atë që ka ndodhur dhe të sigurohemi që të gjithë të marrin ndihmën që u nevojitet”, tha ajo.Aksidentet hekurudhore janë të rralla në Danimarkë, por në vitin 2019, një përplasje treni pasagjerësh rezultoi në tetë vdekje dhe 16 të plagosur. Në gusht 2025, një person u vra pasi një tren u përplas me një automjet bujqësor.

GRAVE ACCIDENTE FERROVIARIO EN DINAMARCADos trenes chocaron de frente al norte de Copenhague.El impacto ocurrió en una línea entre Hillerød y Kagerup, con 38 personas a bordo. Hay 17 heridos, cinco en estado grave.#Hillerød #Kagerup#Copenhague #Denmark pic.twitter.com/ttPQJVHNS1

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.