☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,279 ▼ -1.83% ETH $2,242 ▼ -0.36% XRP $1.2466 ▼ -1.14% SOL $96.1000 ▼ -2.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Aktakuza ndaj 35 të pandehurve për krimet në Prekaz, Gashi jep detaje: Kemi vërtetuar saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë pjesë në sulm

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Vladet Gashi në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharajve në Prekaz.

Ai ka bërë të ditur se pas një pune disavjeçare kanë arritur që të finalizojmë aktakuzën në këtë rast.

“Ky rast ka qenë shumë kompleks dhe sfidues politik, po falë punës intensive të Prokurorisë Speciale të Kosovës, stafit të saj, bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të vendit kemi arritur në këtë fazë të ngritjes së aktakuzës, që tashmë është në Gjykatë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, bazuar në provat e siguruara kanë arritur të vërtetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit të përfshirë në aktakuzë kanë kryer vepër krime lufte kundër popullatës civile si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjet e datave 5,6 7 mars në vitin 1998 në Prekaz të Poshtëm, konkretisht në lagjen e Jasharajve.

“Si rezultat i hetimeve bazuar në provat materiale dhe personale kemi arritur të identifikojmë 35 të pandehur në këtë rast, të cilët i përkasin pozitave të larta komanduese në strukturat e njësive speciale të policisë serbe.

Gjithashtu është arritur të vërtetohet saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë pjesë në këtë sulm, pozicionet ku kanë sulmuar, aktivitetet e secilit prej të pandehurve, arsenali i armatimit që është përdorur dhe dëmet që janë shkaktuar në njerëz, ashtu edhe në pasuri”, tha ai, raporton Telegrafi.

Prokurori Gashi më tej njoftoi se provat e siguruara gjatë hetimit të këtij rasti kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë.

“Provat e siguruara gjatë hetimit të këtij rasti kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, duke filluar nga mosha 5-vjeçare, gra dhe të moshuar. Përveç tjerash, është provuar se gjatë këtij sulmi, forcat e njësive speciale serbe kishin marrë peng nga shtëpitë e tyre banorë të lagjes Jasharaj, me të cilin rast i kishin maltretuar në mënyrat më të ndryshme”, tha ai.

Gashi po ashtu tha se është arritur edhe të vërtetohet saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në këtë sulm, pozicioni ku kanë sulmuar ata, aktivitetet e secilit të pandehur, arsenali i armatimit që është përdorur dhe dëmet që janë shkaktuar si në njerëz ashtu edhe në pasuri. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.