☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Aliu: Propozimligji për transplantimin e organeve në procedure finale në Qeveri

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti një fjalim në forumin kushtuar dhurimit të organeve, të organizuar nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Koordinatorja Kombëtare e Transplanteve, si pjesë e fushatës kombëtare për të rritur ndërgjegjësimin rreth dhurimit dhe transplantimit të organeve. Ai njoftoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi tashmë ndodhet në procedurën përfundimtare qeveritare.

“Çdo qytetar madhor, gjatë vizitës te mjeku i tij amë, do të duhet të deklarohet nëse dëshiron ose jo që pas vdekjes të jetë dhurues organesh. Deklarimi do të kryhet përmes një moduli të ri digjital në “Termini im”, në mënyrë të sigurt dhe me verifikim të dyfishtë. Çdo qytetar do të ketë mundësinë që në çdo kohë ta ndryshojë ose ta tërheqë vendimin e tij”, tha Aliu.

Aliu deklaroi se kjo është e rëndësishme nga dy aspekte, pasi do ta respektojmë lirinë personale dhe vullnetin e çdo njeriu dhe shteti do të dijë sa qytetarë dëshirojnë të jenë dhurues organesh.

“Kur sistemi të fillojë të zbatohet, unë do të jem i pari që do të regjistrohem si dhurues organesh”, deklaroi Aliu.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria do të vazhdojë të investojë në sistemin e kujdesit shëndetësor, në pajisjet moderne mjekësore, në teknologjitë e reja dhe në trajnimin e stafit mjekësor, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë së transplantimit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.