☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.26% ETH $2,359 ▲ +1.8% XRP $1.3376 ▲ +2.89% SOL $101.6900 ▲ +1.25%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ambasadori amerikan në Berlin jep detaje nga takimi me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 21 dhjetor kishte pasur një takim të paraportuar diplomatik në Berlin me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, person i afërt me presidentin Donald Trump.

Lajmin e bëri të ditur në një artikull, The Washington Post. Thaçi atje ishte zotuar se do Kosova do ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Në një deklaratë për The Washington Post, ambasadori Grenell tregon se çfarë kishte biseduar me Thaçin gjatë këtij takimi në Berlin.

“Presidenti Thaçi dhe unë folëm për rëndësinë e marrjes së vendimeve afatgjate në vend të veprimeve afatshkurtra. Isha i kënaqur që ai u pajtua dhe do të angazhohet për heqjen e tarifave të vendosura së fundmi mbi produktet serbe”, shprehet Grenell. 

“Kjo lëvizje do të ndihmonte që të dërgoheshin sinjalet e duhura që ai është serioz për negociatat dhe në ndërtimin e besimin ndërmjet palëve”.

Me paralajmërimin për heqjen e Taksës, para nisjes së fazës që konsiderohet përfundimtare në bisedimet Kosovë-Serbi, në Bruksel, Thaçi e ka sfiduar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

 Shefi i ekzekutivit kosovar kishte deklaruar se taksa prej 100 për qind ndaj Serbisë do të hiqet vetëm kur shteti fqinj ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.