Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $81,435 ▲ +0.87% ETH $2,354 ▲ +1.12% XRP $1.4816 ▲ +4.33% SOL $95.1900 ▲ +2.32%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Politika

Ambasadori i Republikës Serbe në Tiranë: Besoj tek fitorja serbe dhe mikpritja shqiptare

dAmbasadori i Republikës Serbe në Tiranë, Miroljub Zariç, në një intervistë për portalin “Javanews” shprehet pa doreza për fitoren e Serbisë, por nga ana tjetër mundohet të theksojë se ekipi serb nuk ka frikë, sepse beson tek mikpritja e shqiptarëve.

Sipas ambasadorit Zariç, delegacioni serb për këtë ndeshje përbëhet nga 170 persona, mes të cilëve dy ministra të qeverisë serbe. Ai thotë se ende s’është konfirmuar ardhja e kryeministrit Vuçiç.

Ndërsa për organizmin nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, ambasadori Serbisë thotë se “më kanë siguruar për të gjitha detajet dhe profesionalizmi i tyre më ka bërë që të kemi besim të plotë tek Federata Shqiptare e Futbollit dhe masat që ajo ka marrë”.

“Por, nga ana tjetër, ne e njohim mirë dhe e vlerësojmë mikpritjen shqiptare dhe vlerat e saj janë pjesë e mentalitetit tonë të përbashkët ballkanik”, shprehet Zariç.

Si ambasador i Republikës së Serbisë në Tiranë – thekson ai – besoj se do të fitojë Serbia, por kushdo që të fitojë, duam të fitojë futbolli i mirë dhe tifozeria e dalluar.

“Dhe besojmë se serbët dhe shqiptarët dinë të krijojnë marrëdhënie të mira dhe sport cilësor”, shprehet më tej diplomati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.