☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,027 ▲ +0% ETH $2,248 ▲ +0.52% XRP $1.1616 ▼ -4.07% SOL $90.2500 ▲ +0.09%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja e Zvicrës takim në Bashkinë e Korçës, diskutuan për bashkëpunime në projekte të ndryshme

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber ka qenë në bashkinë e Korçës për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun Sotiraq Filo. Ata kan diskutuar për vijimësinë e bashkëpunimit ndërsa kryebashkiaku Filo e ka falenderuar ambasadoren për kontributin mjaft të madh që Zvicra ka dhënë dhe vijon të japë për projekte të ndryshme në bashkinë e Korçës.

“Gjeta rastin, nëpërmjet këtij takimi, ta falënderoja ambasadoren për ndihmën dhe suportin që Zvicra i jep Shqipërisë si vend dhe pushtetit lokal në Shqipëri. Duhet të them që qeveria zvicerane është një nga donatorët më të mëdhenj të pushtetit vendor në Shqipëri, duke mbështetur disa projekte, dhe patjetër që vizita e sotme është një mundësi për ta falënderuar për këtë mbështetje, por edhe për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha me interes reciprok. Besoj që identifikuam dhe gjetëm disa fusha ku mund të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim shumë të suksesshëm“, tha Filo.

“Ka shumë lidhje mes dy vendeve tona. Pikërisht për këto biseduam edhe me kryebashkiakun, duke shkëmbyer mendime mbi projektet e ndryshme që Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim po zbaton në Shqipëri. Këto projekte përfshijnë fusha të ndryshme, duke nisur nga efiçenca e energjisë, sektori i shëndetësisë, shërbimet sociale, zhvillimi i aftësive profesionale, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, me synimin për të mbështetur të gjitha bashkitë e vendit. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm ka edhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian në këto iniciativa zhvillimore”, tha Huber.

Pritet që Zvicra të mbështetë edhe të tjera projekte në bashkinë e Korçës për të cilat është diskutuar gjatë takimit të ambasadores me kryebashkiakun e Korçës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.