☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,715 ▲0.51%
DOW 53,498 ▲0.06%
NASDAQ 26,431 ▲1.15%
NAFTA 82.70 ▲0.57%
ARI 4,632 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,340 ▲ +1.05% ETH $2,495 ▲ +1.45% XRP $1.4303 ▲ +2.27% SOL $105.0100 ▲ +8.49%
S&P 500 7,715 ▲0.51 % DOW 53,498 ▲0.06 % NASDAQ 26,431 ▲1.15 % NAFTA 82.70 ▲0.57 % ARI 4,632 ▼0.46 % S&P 500 7,715 ▲0.51 % DOW 53,498 ▲0.06 % NASDAQ 26,431 ▲1.15 % NAFTA 82.70 ▲0.57 % ARI 4,632 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive

Asociacioni i mediave të Maqedonisë (AMM) dhe servisi publik RTM kanë reaguar ndaj, siç thonë, indikacioneve se disa kompani të reja televizive serbe, të afërta me strukturat shtetërore në Serbi, po anashkalojnë dhe keqpërdorin ligjet e Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë të përbashkët, MMA dhe MRT shprehen “seriozisht të shqetësuara” për mënyrën se si funksionojnë disa kanale të reja televizive të lidhura me kompani serbe.

Sipas tyre, kanalet sportive Arena M1, Arena M2 dhe Arena M3 Premium prej një periudhe më të gjatë funksionojnë pa leje vendore, ndërsa ASHMAA i trajton si shërbime programore të huaja që ritransmetohen në Maqedoninë e Veriut.

MMA dhe MRT pretendojnë se ky trajtim është problematik, pasi, sipas tyre, produksioni, gazetarët, komentatorët dhe të ftuarit ndodhen në Shkup, ndërsa emisionet në studio prodhohen në vend dhe programi transmetohet në gjuhën maqedonase.Një nga pretendimet kryesore të MMA-së dhe MRT-së lidhet me statusin e kanaleve Arena.

Sipas tyre, në evidencën e rregullatorit serb REM, Arena M1, M2 dhe M3 Premium nuk figurojnë, që sipas MMA-së dhe MRT-së do të thotë se nuk janë kanale vendase, serbe.

Në të njëjtën kohë, në evidencat e operatorëve të miratuara nga AVMU, këto kanale regjistrohen si shërbime të huaja që transmetojnë program në gjuhën serbe.

MMA dhe MRT kërkojnë që organet hetimore dhe institucionet kompetente të shqyrtojnë nëse përmes këtij modeli është anashkaluar detyrimi ligjor për pajisje me leje.

Ata kërkojnë gjithashtu të konstatohet nëse buxheti i shtetit është dëmtuar për shkak të mospagesës së licencës dhe nëse ekziston përgjegjësi te pronarët, personat përgjegjës të shërbimeve televizive apo edhe te zyrtarët e AVMU-së.

MMA dhe MRT kërkojnë që të shqyrtohet edhe përdorimi eventual i paautorizuar i të drejtave televizive për përmbajtje sportive premium, të cilin e cilësojnë si pirateri televizive.

Sipas tyre, ritransmetimi i paligjshëm shumëvjeçar i disa kanaleve nga rajoni – përfshirë ato nga Kroacia, Shqipëria, Bosnja dhe Serbia – duhet më në fund të jetë pjesë e vëmendjes së rregullatorit në Maqedoni.

MMA dhe MRT paralajmërojnë se i njëjti model nuk duhet të zbatohet edhe për Euronews Maqedoni, projekt që pritet të nisë së shpejti.

Ata kundërshtojnë mundësinë që AVMU ta trajtojë edhe këtë kanal si shërbim të huaj, në një mënyrë të ngjashme me kanalet Arena Premium.

Sipas tyre, pronarët dhe strukturat nga Beogradi kanë paralajmëruar një model të tillë.

“Paligjshmëria që sot tolerohet si përjashtim, nesër mund të bëhet rregull”, paralajmërojnë MMA dhe MRT.

Në fund, dy organizatat bëjnë të ditur se do t’i drejtohen Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me kërkesë që të hetohet veprimi i institucioneve kompetente dhe përgjegjësia eventuale e personave përgjegjës në ASHMAA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.