Analistja: Nxjerrja e pjesës nga dosja “Agasi”, e gabuar! Çështja është romantizuar, Hyseni u shpall e fajshme në opin
Pedagogia Arsejda Gjyli ka deklaruar në emisionin “3D” në RTSH1 se nxjerrja e pjesëve nga dosja “Agasi” është e gabuar dhe se çështja është romantizuar në diskursin publik, duke zhvendosur vëmendjen nga problematika e vërtetë.
Sipas saj, trajtimi i çështjes në planin politik dhe mediatik ka fryrë situatën, duke e shpallur zonjën e fajshme në opinionin publik.
Gjyli shpjegon më tej se kushtet ligjore aktuale tregojnë se ndaj drejtueses së një prej institucioneve të informacionit në Shqipëri është vendosur një masë sigurie dhe jo një vendim fajësie.
“Ajo që doja të thosha se si është trajtuar në planin politik, por edhe politik sepse çështja është fryrë, zonja është shpallur e fajshme në opinionin publik. Kushtet ligjore në të cilat ne ndodhemi tani është që ndaj drejtueses së një të institucioneve të informacionit në Shqipëri. Është lëshuar një masë sigurie dhe jo fajësie”, theksoi Gjyli.

Pedagogia theksoi se problematika e vërtetë lidhet me cenimin e sigurisë kombëtare, nëse ka rrjedhur informacion i klasifikuar nga institucioni përkatës, dhe se fokusimi te elementet e tjera e ka larguar debatit publik nga thelbi i çështjes.
“Nxjerrja e këtyre dokumenteve zyrtarë tregojnë dhe e romantizojnë, është shumë e gabuar sepse ti e zhvendos diskursin nga problematika e vërtetë që kemi të bëjmë me një çështje të një rëndësie jashtë mase të lartë që është ajo e cenimit të sigurisë kombëtare sepse nëse ka rrjedhur informacion i brendshëm i klasifikuar nga ky institucion do të thotë që kemi shkelje të sigurisë kombëtare të një vendi dhe ne këtë diskurs publik e kemi zhvendosur ditët e fundit. Këtu mendoj që është papjekuria e një organi shumë të lartë ligjvënës që është Gjykata e Posaçme e kemi zhvendosur në një diskurs romantik, e kemi romantizuar çështjen,” u shpreh Gjyli.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.