🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.75 ▲3.36%
ARI 4,303 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,492 ▼ -0.75% ETH $1,908 ▼ -0.7% XRP $1.0340 ▼ -3.48% SOL $72.8600 ▼ -2.12%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.75 ▲3.36 % ARI 4,303 ▼0.05 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.75 ▲3.36 % ARI 4,303 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Bota

ANALIZË – Trump përballë dilemës: Kompromis me Iranin apo përshkallëzim i luftës?

– Lufta e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit ka hyrë në muajin e gjashtë, ndërsa administrata amerikane po përballet me një dilemë të vështirë: të pranojë kompromisin që do t’i jepte Iranit më shumë ndikim mbi Ngushticën e Hormuzit ose të përshkallëzojë konfliktin me sulme të reja ushtarake.

Sipas analizës së “Reuters”, Trump ndodhet përballë tre skenarëve kryesorë si:

  • Pranimi i një marrëveshjeje të përkohshme që po negociohet mes Iranit dhe Omanit. Kjo marrëveshje do t’i jepte Teheranit një rol në administrimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, një lëshim i rëndësishëm që SHBA-ja kishte premtuar ta pengonte.
  • Përshkallëzimi ushtarak, me sulme të reja ajrore ndaj Iranit, një zgjedhje që mund të zgjasë luftën dhe të dëmtojë politikisht Trump, përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.
  • Ruajtja e situatës aktuale, duke vazhduar bllokadën ndaj porteve iraniane dhe duke reaguar vetëm ndaj sulmeve kundër anijeve. Megjithatë, edhe kjo nuk i ofron presidentit një rrugëdalje nga konflikti.

Ish-negociatori amerikan për Lindjen e Mesme, Aaron David Miller, tha se Trump po përballet me “një listë opsionesh të këqija” dhe se mund të detyrohet të pranojë një realitet të ri në Ngushticën e Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit mbetet pika kyçe

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka këmbëngulur se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet një rrugë ujore ndërkombëtare, pa kontrollin e Iranit dhe pa tarifa për kalimin e anijeve.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se Trump mund të ndryshojë qëndrim, sidomos për shkak të, çmimeve të larta të karburantit në SHBA; rënies së mbështetjes së tij në sondazhe she kundërshtimit të gjerë të luftës nga opinioni publik amerikan.

Sipas tyre, ndërsa konflikti është zgjatur, Irani nuk ka bërë lëshimet që Uashingtoni priste, duke rritur mundësinë që kompromiset t’i bëjë vetë administrata Trump.

Objektivat kryesore nuk janë arritur

Edhe pse Trump ka deklaruar vazhdimisht se SHBA-ja ka dobësuar ushtrinë iraniane dhe ka eliminuar drejtues të rëndësishëm, shumica e analistëve besojnë se objektivat kryesore të luftës nuk janë realizuar.

Trump deklaroi se kishte pezulluar planet për sulme të reja në shkallë të gjerë, pasi partnerët në Lindjen e Mesme kërkuan t’i jepej një mundësi diplomacisë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se SHBA-ja do të godasë sërish nëse bisedimet dështojnë.

Në një tubim në Las Vegas, Trump tha: “Do të preferoja të arrija një marrëveshje, sepse nuk dua të vriten njerëz. Por në një moment do të ndodhë”.

Rreziqe politike dhe ndërkombëtare

Burime të “Reuters” bëjnë të ditur se administrata amerikane tashmë, pranon se konflikti mund të vazhdojë edhe gjatë zgjedhjeve afatmesme, duke krijuar rrezik politik për Trump, i cili kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i shmangte ndërhyrjet ushtarake jashtë vendit.

Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar aleatët arabë të SHBA-së, në Gjirin Persik se çdo sulm i ri amerikan, do të pasohet me goditje ndaj infrastrukturës së tyre energjetike.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut po e ndjekin nga afër konfliktin, për të kuptuar kufijtë e fuqisë dhe reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.