☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Anti KÇK” / Voda: Sot aksioni i dytë i Operacionit Forca  e Ligjit

Gjatë ditës së sotme pritet zhvillimi  i Operacionit të dytë të strukturës operacionale “Forca e Ligjit”, në kuadër të hyrjes në fuqi të aktit normativ të qeverisë “Anti KÇK”.

Lajmi bëhet me dije nga zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda gjatë një interviste televizive duke theksuar se pas operacionit të djeshëm në Shijak, ne kompleksin Golden, tashmë puna vijon me një operacion të dytë për goditjen e krimit të organizuar.

“Nuk mendoj se ka qytetarë që i është dhimbsur resorti i familjes Bajri, të njohur për problematikën me ligjin,  që i’u bllokua nga “OFL” në kuadër të aksionit për zbatimin e aktit normativ “Anti KÇK”.  Por pavarësisht aksionit, ka mekanizma garancie, pasi brenda 48 orëve kjo struktura e posaçme dërgon pranë prokurorit në SPAK, dhe kjo e fundit e dërgon brenda 15 ditëve në gjykatë. Pra ka mekanizma mbrojtje”,- tha Voda.

“Ky është një akt normativ, që do jetë një vegël në duart e Policisë së Shtetit për të parandaluar krimin e organizuar, kjo sepse ne po shohim, që ne sekuestrojmë 90 milionë euro dhe gjykata si përfundim nuk e mban të konfiskuar. Policia sakrifikon veten e tyre, familjet e tyre dhe në fund gjykata liron elementët e rrezikshëm kriminal. Policia ka pasur pengesa për të pasur akses në data-baza të rëndësishme, që të ndërtonte një dosje të plotë për t’ja dërguar prokurorit. Kështu, tanimë, Policia merr informacion përshembull që Rovena Voda, person i rrezikshëm është duke hyrë përmes aeroportit të Rinasit dhe pritet të realizojë një vepër penale. Policisë i duhej deri dje të shkonte në prokurori, të priste prokurorin dhe gjykatën dhe pastaj të ndërmerrte aksion për parandalimin. Dhe gjatë kësaj kohe kanë ikur dhe kanë shpëtuar të gjithë, duke pritur sa prokurori apo gjykata të shprehnin. Pra, policia nuk bënte asnjë gjë, ndërsa tanimë ndërhynë dhe ndërton një dosje të plotë për t’ja dërguar prokurorit dhe ky i fundit vijon hetimin, duke i bërë bllok këtyre elementëve kriminal. Policia duhet patjetër të ketë akses në data-baza të rëndësishme për elementët kriminal në vend”,- shtoi Voda.

“Shpesh herë gjykatat apo prokuroritë kanë bërë arsyetime se dosja që ka ardhur nga Policia e Shtetit nuk ka qenë e plotë dhe ne përmes këtij akti i japim mundësi Policisë të ndërtojë dosje të plota. E dimë shumë mirë se gjykatat po lirojnë anëtarë të bandave kriminale me vendime skandaloze dhe akti normativ lidhet vetëm subjektet të caktuara me personat që kanë vendime penale të formës së prerë.”-, tha Voda më tej.

“Kjo bëhet për të dhënë një mesazh të qartë që lufta ndaj krimit të organizuar është një luftë që nuk do ketë kompromis me ne. Nesër pasnesër qytetarët e këtij vendi duhet të ndjehen të siguritë dhe kriminelët të dinë që Shqipëria është një vend ku nuk mund të gëzosh të ardhruat e krijuara nga krimi organizuar. E kam parë me shumë kujdes aktin normativ dhe lidhet me parandalimin, vetëm parandalimin dhe këtë të drejtë Polica e Shtetit dhe e ka në ligjin e saj strukturorë parandalimin”,- theksoi Voda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.