☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 92.58 ▼4.16%
ARI 4,537 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,770 ▼ -0.76% ETH $2,098 ▼ -0.75% XRP $1.3422 ▼ -1.31% SOL $84.4500 ▼ -1.68%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.58 ▼4.16 % ARI 4,537 ▲0.3 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.58 ▼4.16 % ARI 4,537 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Arte

Arkivi i Filmit në kushte të vështira pune, Zhupa: Punonjësve t’u rikthehet pagesa për vështirësi në punë, e cila…

Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit është një institucion i rëndësishëm për ruajtjen e pasurisë filmike në vendin tonë dhe kërkon më shumë vëmendje institucionale. Ndërsa Arkivi i Filmit duhet të ketë një status të veçantë, shqetësim janë dhe kushte e punës për punonjësit, ku ky institucion ka nevojë për disa ndërhyrje themelore. Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën zhvilloi këto ditë një vizitë monitoruese në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit për t’u njohur nga afër me punën, projektet, problematikat dhe nevojat që ka institucioni.

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Ina Zhupa vlerëson pasurimin e arkivit përmes koleksioneve të reja, megjithatë ajo nënvizon nevojën për vëmendje më të madhe institucionale, dhënien e një statusi të veçantë kombëtar për Arkivin e Filmit dhe mbrojtjen ndërkombëtare të këtyre pasurive, përfshirë përfshirjen në programet e UNESCO-s. “Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit një institucion me rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Me një staf i përkushtuar, me eksperiencë 20-25 vjeçare, punon çdo ditë për të ruajtur, restauruar dhe mbrojtur kujtesën tonë filmike përmes filmave, dokumentarëve, videove dhe materialeve të rralla arkivore të kolosëve shqiptarë. Po ashtu, vlerësoj punën për marrjen dhe restaurimin e koleksioneve individuale, si rasti i arkivit të Guri Kotit, që pasurojnë më tej kujtesën tonë kombëtare.

Megjithatë, ky institucion ka nevojë urgjente për një vëmendje tjetër nga qeverisja dhe për disa ndërhyrje themelore: Arkivi duhet të ketë një status të veçantë kombëtar. Materialet arkivore filmike dhe folklorike duhen mbrojtur si pasuri kombëtare dhe të synohet përfshirja e tyre në mbrojtje ndërkombëtare, përfshirë edhe programet e UNESCO”, shprehet Zhupa në reagimin e saj të ndarë një ditë më parë në rrjete sociale.

Gjithashtu Ina Zhupa njëkohësisht dhe deputete e Partisë Demokratike, kërkon që punonjësve të Arkivit të Filmit t’u rikthehet pagesa për vështirësi në punë, ku sipas saj ata punojnë në kushte jo të përshtatshme me materiale të vjetra dhe substanca kimike. “Punonjësve të arkivit duhet t’u rikthehet pagesa për vështirësi në punë, e cila u është dhënë dhe më pas u është hequr padrejtësisht. Ata punojnë çdo ditë në ambiente me pluhur të dëmshëm, me materiale të vjetra filmike dhe substanca kimike që lidhen me restaurimin dhe ruajtjen e filmave. Është e papranueshme që sot, përveç heqjes së kësaj të drejte, u kërkohet edhe kthimi mbrapsht i pagesave të marra”, vijon Zhupa në reagimin e saj.

Arkivi të kthehet edhe në një qendër kombëtare të restaurimit të filmit

Arkivi i Filmit nisi punën me restaurimet e veprave filmike në vitin 2012, në bashkëpunim dhe me studio të huaja. Herë pas here nga regjisorë dhe aktorë të njohur është pohuar si një domosdoshmëri restaurimi i filmave me probleme prodhime të Kinostudios para viteve ’90 në vendin tonë.

Ndërsa Ina Zhupa që bashkë me anëtarë të tjerë të Komisionit për Kulturën vizitoi këto ditë Arkivin e Filmit, propozon që të shndërrohet në një qendër kombëtare restaurimi filmi brenda vendit, duke investuar në kapacitete njerëzore dhe teknologjike. Ajo gjithashtu thekson nevojën që fondi arkivor të administrohet me më shumë autonomi nga vetë arkivi. “Shqipëria ka nevojë që arkivi të kthehet edhe në një qendër kombëtare të restaurimit të filmit, që restaurimi të bëhet brenda vendit.

Kjo kërkon investim në kapacitete njerëzore dhe teknologjike, por do ta kthente Shqipërinë në një pol rajonal për restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë filmike. Fondi arkivor duhet të administrohet nga vetë arkivi, duke i dhënë institucionit më shumë autonomi dhe mundësi reale për të mbrojtur e zhvilluar këtë pasuri kombëtare. Ruajtja e kujtesës filmike është detyrim ndaj historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar”, përfundon Zhupa në reagimin e saj. Arkivi i Filmit në vendin tonë është kujdestari ligjor i prodhimit kinematografik shqiptar, kryesisht i përbërë nga produksionet nga një njësi e vetme shtetërore, Kinostudio “Shqipëria e Re”, e cila filloi aktivitetin e saj në vitin 1952 dhe u mbyll në vitin 1992.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.