🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.08 ▼4.87%
ARI 4,546 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,645 ▲ +0.81% ETH $2,134 ▲ +0.75% XRP $1.3690 ▲ +0.57% SOL $86.1200 ▲ +1.87%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.08 ▼4.87 % ARI 4,546 ▲0.78 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.08 ▼4.87 % ARI 4,546 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Kosova

Arrestimet e drejtorëve serbë/ Analiza e REL: Ndikim te votuesit apo konfrontim politik?

Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të kundërta lidhur me akuzat për presione ndaj punonjësve në institucionet serbe në Kosovë, shkarkime nga puna me motive politike dhe shantazhe të dyshuara në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Avokati Arbër Jashari, me bazë në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se cenimi i vullnetit të lirë të votuesve përbën vepër penale dhe se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të reagojnë në raste të tilla.

“Prandaj, konsideroj se veprimet e Prokurorisë së Kosovës ndaj disa personave të dyshuar për ushtrim presioni mbi votuesit serbë, janë të duhura për të mbrojtur vullnetin politik të qytetarëve”, thotë ai.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 19 maj janë ndaluar shtatë drejtorë të institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në Kosovë, të cilat funksionojnë në sistemin e Serbisë, nën dyshimet se kanë ndikuar në vullnetin e lirë të votuesve.

Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është risi që fondet nga Serbia përdoren për të ushtruar presion mbi komunitetin serb. Sipas tij, reagimi i organeve të drejtësisë në Kosovë është i pritshëm, marrë parasysh se institucionet serbe këtë herë kanë shkuar shumë larg, duke pushuar nga puna dhjetëra persona.

“Njerëzit kanë dalë publikisht dhe nuk është befasi që reagimi vjen, kur ka pretendime për presion ndaj votuesve. Rrethana e pafat është se bëhet fjalë për institucione serbe gjë që mund të krijojë rrezik për vetë këto institucione”, thotë Gogiq.

Institucionet arsimore dhe shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që kanë mbetur, pasi, gjatë dy vjetëve të fundit, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur institucionet tjera, me arsyetimin se kanë qenë paralele dhe ilegale”.

Arrestimet e drejtorëve të institucioneve serbe u bënë pasi kreu i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe partinë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit për ushtrim presioni dhe shantazh ndaj mbështetësve të tij.

Ai deklaroi se rreth 20 persona që e mbështesin atë, janë pushuar nga puna dhe se, në periudhën e ardhshme, pritet të shkarkohen edhe rreth 40 të tjerë vetëm në territorin e komunës së Graçanicës.

Radio Evropa e Lirë foli me disa persona që u pushuan nga puna më 14 maj, me shpjegimin se për një periudhë të gjatë kohore, ata kanë shprehur publikisht orientimin e tyre politik, në kundërshtim me interesat e popullsisë serbe në Kosovë dhe Metohi. Kjo është ajo që është shkruar në shumicën e vendimeve të shkarkimit. Avokati Jashari beson se integriteti i zgjedhjeve do të dëmtohej seriozisht nëse qytetarët e të gjitha komuniteteve nuk ndihen të lirë të shprehin përkatësinë e tyre politike.

“Nuk është hera e parë që Beogradi zyrtar, përmes Listës Serbe, përpiqet të ndikojë në forma të ndryshme te një pjesë e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, në mënyrë që ata të votojnë për Listën Serbe dhe jo për subjekte të tjera politike. Më parë, ka pasur gara në institucione paralele, si dhe forma të tjera të ndikimit”, pohon Jashari.

Ai shton se është e rëndësishme që të ruhet pluralizmi politik midis komuniteteve minoritare dhe se duhet reaguar kur ai kërcënohet. Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë kanë dhënë deklarata të kundërta lidhur me pretendimet për presion ndaj votuesve serbë, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cilësoi si “alarmante” raportimet për presione ndaj votuesve nga komuniteti serb, duke theksuar se bëhet fjalë për një fenomen që, sipas tij, ka marrë përmasa më të mëdha se kurrë më parë.

“Gjyqësori dhe prokuroria veprojnë në mënyrë të pavarur dhe kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për çdo veprim në mbrojtje të sundimit të ligjit”, tha Kurti në një konferencë për media.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se institucionet e Kosovës do të veprojnë “kundër çdo përpjekjeje për frikësimin e qytetarëve dhe deformimin e vullnetit të tyre politik”, duke garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe pa ndikime të jashtme. Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paralajmëroi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që, sipas tij, kanë kontribuar në ndalimin e drejtorëve të institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në Kosovë.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë është e vendosur që të gjithë përgjegjësit për këtë akt antiserb, të trajtohen me ashpërsinë më të madhe, në përputhje me ligjet e Serbisë”, deklaroi Daçiq. Megjithatë, ai nuk sqaroi se kujt i referohej konkretisht, cilat ligje do të zbatoheshin dhe për çfarë “akti antiserb” bëhej fjalë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha po ashtu se Beogradi po e ndjek nga afër situatën dhe paralajmëroi reagim ndaj, siç u shpreh ai, shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë. Në një intervistë për televizionin “Prva” në Serbi, ai e cilësoi arrestimin e drejtorëve të institucioneve serbe si presion ndaj komunitetit serb, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Politologu Gogiq i cilëson këto paralajmërime nga Serbia si retorikë boshe, duke kujtuar se në vitin 2024 ishte propozuar një ligj për kompetencat e organeve gjyqësore të Serbisë për ndjekjen e veprave penale në Kosovë, por që ai nuk është zbatuar kurrë në praktikë. Për këtë arsye, ai vlerëson se paralajmërimet për ndjekje penale kanë më shumë gjasa t’u drejtohen pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që janë të afërt me Rashiqin, pasi personat që i kanë ndaluar drejtorët e institucioneve serbe, nuk janë të qasshëm për autoritetet e Serbisë.

“Në praktikë mund të hartohen lista personash që vendosen në një lloj ‘liste ndalimi’, e cila në fakt ekziston edhe tani. Ky është një mesazh për serbët që janë të afërt me Nenad Rashiqin: ‘do të vini në Serbi herët a vonë’. Qëllimi është t’i frikësojnë dhe t’i dekurajojnë, pasi serbët nga Kosova janë të lidhur me Serbinë”, thotë Gogiq.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë të drejtë për shtetësi të dyfishtë dhe përfitojnë nga një sërë të drejtash në sistemin e Serbisë, përfshirë ndihmat sociale dhe shërbimet shëndetësore. Rashiq vlerëson se paralajmërimet e fundit nga Serbia përbëjnë një tjetër përpjekje për “manipulim” nga Beogradi zyrtar. Sipas tij, nuk është e qartë se kujt i drejtohen ato kërcënime – institucioneve të Kosovës, si prokuroria dhe policia, apo qytetarëve që kanë folur publikisht për shkarkimet nga puna me motive politike.

Ai thekson se autoritetet në Beograd do të duhej të merreshin seriozisht me pretendimet e punonjësve të institucioneve serbe në Kosovë, në vend që t’i frikësojnë ata. Ai pranon se pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë janë të lidhur emocionalisht dhe në mënyrë administrative me Serbinë, por shton se të drejtat që ata i kanë si shtetas të Serbisë, nuk mund t’u mohohen.

“Fatkeqësisht, e dimë se këto instrumente të institucioneve serbe keqpërdoren përmes presionit dhe represionit ndaj qytetarëve”, thotë Rashiq. Ai shton se u ofron ndihmë juridike të gjithë atyre që janë prekur apo mund të preken, për shkak se nuk e mbështesin Listën Serbe. “Këta njerëz janë vënë përballë presionit dhe duhet të mbrohen. Në këtë rast, përmes prokurorisë dhe policisë së Kosovës”, sipas tij.

Lista Serbe i ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar se Rashiq nuk ka legjitimitet dhe se po përpiqet të “justifikojë” humbjen në zgjedhjet e ardhshme. Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat e siguroi partia e Rashiqit.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit, Lista Serbe do ta ketë kundërshtare të vetme partinë e Rashiqit, i cili ka shërbyer dy herë si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Kurti. Pas ndalimit të drejtorëve të institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, Igor Simiq nga Lista Serbe deklaroi se këto veprime përbëjnë “integrim të dhunshëm” të këtyre sektorëve.

“Këto arrestime nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet. Kjo është një përpjekje për të goditur sistemin serb të shëndetësisë dhe arsimit dhe, nëse flasim për zgjedhje, për të ndihmuar Nenad Rashiqin që me forcë t’i marrë votat e serbëve”, tha Simiq.

Çështja e integrimit të sistemit serb të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë është hapur në shtator të vitit të kaluar, kur Kurti ka deklaruar se sistemi paralel nuk është i qëndrueshëm dhe se është e nevojshme “inkorporimi dhe unifikimi” i tij.

Aktualisht, identiteti i të ndaluarve nuk është i ditur për publikun. Zyra e Prokurorisë Themelore dhe gjykata nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se sa persona janë nën hetim gjithsej. Më 20 maj, punonjësit e Qendrës Shëndetësore të Graçanicës mbajtën një protestë për arrestimin e drejtoreshës së tyre, Mirjana Dimitrijeviq. Dimitrijeviq ishte më herët në listën për deputetë të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Një protestë u mbajt edhe para Shkollës Fillore “Braqa Aksiq” në Lipjan, për shkak të arrestimit të drejtoreshës Millica Dimiq. Disa media në gjuhën serbe raportuan se Boban Petroviq, drejtor i Shkollës së Inxhinierisë Elektrike në territorin e komunës së Graçanicës, ishte po ashtu në mesin e të ndaluarve. Gogiq vlerëson se serbët në Kosovë nuk duan “t’i prishin” marrëdhëniet me Beogradin dhe se një numër i vogël njerëzish duan të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Kjo është arsyeja përse ai beson se këto protesta janë “të orkestruara”. Ai gjithashtu vlerëson se serbët nga Kosova nuk janë të interesuar për zgjedhjet e Kosovës dhe se ata marrin pjesë në to kryesisht për shkak të thirrjeve të Beogradit./REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.