☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ASH: Heshtja e MPB-së vetëm i shton dyshimet për paralajmërimet para protestës në Tetovë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga foltorja e Kuvendit kërkoi përgjigje të qartë nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me paralajmërimet për rrezik para protestës së mbajtur në Tetovë.

“Pyetja ishte e drejtpërdrejtë. A kishte informacione reale dhe operative për rrezik, apo qytetarët u frikësuan pa asnjë bazë?Edhe pse në seancë ishte i pranishëm zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe kishte të drejtë të përgjigjej në emër të ministrit, ai zgjodhi të heshtë. Deputeti Snopçe u njoftua se përgjigjja do t’i dërgohet me shkrim.

Kjo heshtje nuk i largon dilemat. Përkundrazi, i thellon ato.

Protesta në Tetovë përfundoi e qetë dhe pa asnjë incident. Ndërkohë, paralajmërimet dramatike të bëra para saj nga Ministri i Ekonomisë vazhdojnë të mbeten pa asnjë mbështetje me fakte apo informacione zyrtare nga institucioni përgjegjës për sigurinë.Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse këto deklarata ishin të bazuara në vlerësime konkrete të organeve të sigurisë, apo ishin deklarata politike që synonin të krijonin frikë dhe të ndikonin në pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë.

E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe askush nuk ka të drejtë ta kufizojë atë përmes frikësimit, manipulimit apo deklaratave të pambështetura”, thonë nga ASH.

Nga atje shtojnë se MPB duhet të japë përgjigje të plotë dhe transparente. Nëse ka pasur informacione për rrezik, ato duhet të bëhen të ditura. Nëse nuk ka pasur, atëherë duhet të sqarohet se mbi çfarë baze u alarmua opinioni publik./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.