☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,504 ▼0.45%
DOW 52,925 ▼0.25%
NASDAQ 25,819 ▼1.16%
NAFTA 72.20 ▲5.32%
ARI 4,117 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,646 ▼ -0.35% ETH $1,782 ▼ -0.75% XRP $1.1180 ▼ -2.38% SOL $81.0500 ▼ -1.38%
S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 72.20 ▲5.32 % ARI 4,117 ▼1.22 % S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 72.20 ▲5.32 % ARI 4,117 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti

Athina ishte e përfshirë 100% në fillimet e protestave në Shqipëri. Këtë deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, koloneli Dritan Demiraj, i cili theksoi se kishte paralajmëruar protesta që në muajt e parë të vitit. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, për të cilin tha se gjendja e tij është e rënduar, Demiraj konfirmoi se Athina zyrtare ishte e përfshirë në protesta.

“Në rast se analizoj me kujdes gjendjen emocionale, psikologjike e kryeministrit është tepër e rënduar. Nga njëra anë çdo deklaratë e tij apo e zëdhënësve të tij çdo ditë është e ndryshme. Pra nuk ka një një stabilitet të këtyre akuzave. Fillimisht e filloi me shërbimet greke me ndërhyrjen e Greqisë për të cilën jam 100% i sigurt që është e vërtetë. Po ka ndërhyrë Athina zyrtare. Sipas informacioneve që unë kam dhe guxoj t’i them haptazi ishte fillimisht një përfshirje e Athinës në fillimet e saj, por në rast se do t’i referoheni të gjitha këtyre intervistave që kemi bërë diku nga gjysma e muajit shkurt dhe deri në javën e parë të dytë të muajit mars, unë e kam paralajmëruar në të paktën shtatë intervista që do të ketë protesta”, tha ai.

Sipas tij protestat në Shqipëri nuk janë nxitur nga shërbime të huaja, por sipas tij janë pasojë e keqqeverisjes dhe pakënaqësisë qytetare.

“Ajo që i pengoi protestat, fillimin e këtyre protestave, sepse kishim informacione, ishte konflikti i Iranit, i cili i zhvendosi përkohësisht. Së dyti, ju e dini që është akuzuar vazhdimisht Irani kjo për mendimin tim është absolutisht e pavërtetë dhe Rusia sepse në qoftë se ka një vend i cili ka dijeni për përfshirjen e Iranit, të bizneseve iraniane, të cilët një pjesë e madhe e biznesmenëve strategjikë të Shqipërisë, një pjesë të madhe të biznesit e bëjnë me Iranin nëpërmjet Turqisë, edhe Edi Rama e di shumë mirë këtë. Kjo e hedh menjëherë poshtë”, theksoi ai.

Ai gjithashtu ngriti pretendime për lidhje të mundshme me segmente ruse, të cilat tha se po hetohen nga institucione ndërkombëtare, pa paraqitur prova publike.

“Së treti, në se flasim për Rusinë, po t’i referohemi partisë komuniste, partisë së slavokomuniste e pastaj më pas Partisë Socialiste, askush më shumë se kjo forcë politike nuk ka lidhje me bashkëpunim sigurisht fshehtë me Federatën Ruse dhe në këtë këndvështrim edhe hetimet që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Bashkimin Europian, për të cilat unë nuk jam i autorizuar t’i deklaroj, por që kam një informacion të detajuar tregojnë lidhje të qeverisë shqiptare me segment të caktuar të Federatës Ruse”.

Sipas tij, shkaku kryesor i protestave është “papërgjegjshmëria” dhe “keqqeverisja”, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se synon të qëndrojë gjatë në pushtet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.