☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,510 ▲0%
DOW 52,282 ▲0.11%
NASDAQ 25,756 ▼0.31%
NAFTA 86.95 ▲3.09%
ARI 4,143 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,910 ▼ -0.62% ETH $1,932 ▲ +0.6% XRP $1.1425 ▼ -1.32% SOL $77.7900 ▼ -0.06%
S&P 500 7,510 ▲0 % DOW 52,282 ▲0.11 % NASDAQ 25,756 ▼0.31 % NAFTA 86.95 ▲3.09 % ARI 4,143 ▲1.63 % S&P 500 7,510 ▲0 % DOW 52,282 ▲0.11 % NASDAQ 25,756 ▼0.31 % NAFTA 86.95 ▲3.09 % ARI 4,143 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Bota

ATHINË – Greqia në kulmin e valës së të nxehtit, temperaturat pranë 43 gradë Celsius

ATHINË,  22  korrik /ATSH -AA/ –  Greqia mbeti në gatishmëri të lartë gjatw ditws, teksa vendi po përballej me kulmin e një vale intensive të të nxehtit, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në disa zona, .

Sipas transmetuesit publik ERT, Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi se kombinimi i temperaturave ekstreme, erërave të forta dhe kushteve të thata ka rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje.

Autoritetet kanë vendosur masa emergjente, përfshirë kufizime për punën në ambiente të jashtme në rajonet më të prekura, ndërsa shërbimet shëndetësore dhe ato emergjente janë vendosur në gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur rasteve të lidhura me vapën.

Mbrojtja Civile ka klasifikuar disa pjesë të vendit në nivelin më të lartë të alarmit për zjarret, ndërsa zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre.

Parashikuesit e motit thanë se temperaturat pritet të fillojnë të ulen nga e enjtja, pasi masa ajri më të freskëta do të depërtojnë në vend, megjithëse erërat e forta mund të mbajnë ende të larta rreziqet për zjarre.

Reshje shiu dhe stuhi janë parashikuar gjithashtu në disa zona të Greqisë veriore gjatë ditës, ndërsa ndryshime më të gjera të motit pritet të vazhdojnë deri të premten.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.