☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.39 ▼1.35%
ARI 4,051 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,832 ▼ -1.63% ETH $2,306 ▼ -2.5% XRP $1.2897 ▼ -3.76% SOL $99.6300 ▼ -2.54%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.39 ▼1.35 % ARI 4,051 ▼0.01 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.39 ▼1.35 % ARI 4,051 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bajrami reagon pas zgjedhjes së Qeverisë: Premtime të njëjta, rezultate të munguara

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se pas gati gjashtë vitesh në pushtet, qytetarët nuk e gjykojnë më kryeministrin për premtimet, por për rezultatet.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka renditur një varg premtimesh për të cilat pretendon se Qeveria Kurti nuk i ka realizuar.

“Pyetja nuk është më: Çka po premton Albin Kurti? Pyetja është: Pse nuk i bëri këto që i premtoi që gjashtë vjet?”, ka shkruar ajo.

Sipas deputetes së LDK-së, Kurti po paraqitet sërish para qytetarëve me premtime të ngjashme me ato të fillimit të mandatit, ndonëse, siç ka thënë ajo, ka pasur shumicën parlamentare, kontrollin e Qeverisë dhe buxhete të mëdha në dispozicion.

“Pas gjashtë vjetësh në pushtet, qytetarët nuk të gjykojnë më për premtimet, të gjykojnë për rezultatet”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka paraqitur kritika në disa fusha të qeverisjes, përfshirë ekonominë, punësimin, arsimin, shëndetësinë, investimet kapitale, energjinë, luftën kundër korrupsionit, funksionimin e institucioneve dhe politikën e jashtme.

Në fushën e arsimit, Bajrami ka thënë se nuk është realizuar reforma e premtuar, ndërsa në shëndetësi ka përmendur listat e pritjes, mungesën e barnave dhe largimin e profesionistëve shëndetësorë.

Bajrami ka kritikuar edhe mungesën e rezultateve në fushat e tjera, duke e vënë theksin te përgjegjësia e Qeverisë për premtimet e bëra gjatë viteve të qeverisjes./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.