Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,785 ▼0.18%
DOW 53,704 ▼0.25%
NASDAQ 26,693 ▼0.41%
NAFTA 81.67 ▲0.52%
ARI 4,449 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,969 ▼ -0.77% ETH $1,880 ▼ -0.13% XRP $1.0053 ▲ +0.27% SOL $75.6300 ▼ -0.12%
S&P 500 7,785 ▼0.18 % DOW 53,704 ▼0.25 % NASDAQ 26,693 ▼0.41 % NAFTA 81.67 ▲0.52 % ARI 4,449 ▲0.66 % S&P 500 7,785 ▼0.18 % DOW 53,704 ▼0.25 % NASDAQ 26,693 ▼0.41 % NAFTA 81.67 ▲0.52 % ARI 4,449 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Kronika

Balili: Historia u stis nga Berisha. S’kam lidhje me drogën

I ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit”, Klement Balili ka thyer më në fund heshtjen, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se qëndron pas sulmeve ndaj tij.
Duke folur për gazetën “Ethnos” me anë të avokatit të tij grek, Balili thotë se akuzat ndaj tij janë me prapavijë politike. Ai akuzon policinë greke, e cila – sipas tij, – ka fabrikuar akuzat, të cilat e implikojnë në transportin e 750 kilogramëve kanabis, të kapura në një gomone në ishullin e Zakynthos; 1.5 tonë kanabis të kapura në një magazinë në Aspropirgo të Athinës; si dhe një tjetër ngarkesë prej 1.6 tonë kanabis të sekuestruara pak ditë më parë pranë Athinës.
Sipas Balilit, e gjitha kjo është produkt i urrejtjes së Sali Berishës ndaj tij dhe familjes. Balili thotë se Berisha e ka bërë këtë për të sulmuar nipin e tij, i cili është avokat i njohur dhe anëtar i rëndësishëm i partisë në pushtet, në Jug të vendit.
Ai thotë se, me këtë mënyrë po sulmohet edhe qeveria “Rama”, që i ka hapur luftë krimit dhe po e lufton atë, sikundër nuk ndodhte gjatë kohës që vendin e qeveriste Berisha. “Nëse do të kishte qoftë edhe një provë kundër meje, asgjë s’do të më shpëtonte”, thotë Balili.
“Si mundet të më akuzojnë mua, madje të nxjerrin edhe një urdhër arresti pa dërguar asnjë të dhënë, asnjë provë në adresën time? Unë kam marrë në dorë dosjen e akuzave të mia në Greqi, e kam përkthyer vet atë dhe atje s’ka asnjë akuzë të provuar ndaj meje”, thotë Balili.
“Në dosje është vetëm një telefonatë për një çështje tjetër dhe jo për drogë, me njërin prej të implikuarve në veprimtari të paligjishme, po ku ta dija unë se personi me të cilin komunikova në telefon ishte i implikuar në trafik?”, pyet ai.
Balili hedh po ashtu dyshime edhe për arsyet e mostransferimit të dosjes së tij në Tiranë, nga ku duhet të vendosej nëse ai duhet ekstraduar në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.