☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.76 ▼0.35%
ARI 4,123 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,559 ▼ -2.05% ETH $2,419 ▼ -3.22% XRP $1.3327 ▼ -2.44% SOL $104.5000 ▼ -2.12%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.76 ▼0.35 % ARI 4,123 ▲0.36 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.76 ▼0.35 % ARI 4,123 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
15 Tet 2026
Breaking
Politika

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është përgjigjur eurodeputetit grek Fredi Beleri pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me Zvërnecin dhe atë që ai e quajti “grekët e Epirit të Veriut”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se Zvërneci është pjesë e Shqipërisë dhe hodhi poshtë përdorimin e termit “Epir i Veriut”, duke e cilësuar atë si një koncept të tejkaluar.

“O zoti Eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet Shqipëri. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj të lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti Europian”, shkroi Balla.
Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar për respektimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e pronës dhe garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare, duke i cilësuar këto si detyrime kushtetuese, ligjore dhe europiane.

Në reagimin e tij, Balla akuzoi Belerin se po bën politikë duke shtrembëruar faktet dhe historinë, ndërsa shtoi se debati për këto çështje do të vijojë në institucionet europiane.

Deklarata e Ballës erdhi pasi Beleri tha se kishte folur për çështjen e Zvërnecit dhe për “grekët e Epirit të Veriut”, një term që vazhdon të ngjallë debat dhe reagime në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.