☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,602 ▼ -2.28% ETH $2,434 ▼ -2.22% XRP $1.3830 ▼ -2.28% SOL $103.3500 ▼ -2.78%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Politika

Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Terri

Për të tretën herë, qytetarë të Patosit janë mbledhur sot (29 gusht) në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier.

Protestuesit shprehen kundër ndryshimit të statusit të qytetit, duke kërkuar që Patosi të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative dhe kundërshtojnë propozimin e PS për Territorialen.

Sipas tyre, Patosi plotëson kriteret për të qenë bashki, ndërsa një nga argumentet kryesore lidhet me të ardhurat që gjenerohen nga industria e naftës, e cila prej dekadash është një nga aktivitetet kryesore ekonomike të zonës.

Qytetarët kundërshtojnë gjithashtu largimin e shërbimeve administrative nga Patosi. Ata thonë se bashkimi me Fierin do të krijonte vështirësi, veçanërisht për të moshuarit, të cilët do të duhet të udhëtojnë drejt Fierit edhe për marrjen e dokumenteve apo shërbimeve të ndryshme.

“Patosi ka historinë, ekonominë dhe të ardhurat e veta. Nuk është e drejtë që qytetarët të detyrohen të shkojnë në Fier për shërbime që sot i marrin këtu. Sidomos për të moshuarit kjo është një vështirësi e madhe”, u shpreh një qytetar për TCH.

Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë kundërshtimin e tyre edhe në ditët në vijim, duke kërkuar që zëri i qytetarëve të Patosit të merret në konsideratë përpara çdo vendimmarrjeje për riorganizimin territorial.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.