☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.49 ▲0.59%
ARI 4,076 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,754 ▲ +0.54% ETH $2,346 ▲ +0.7% XRP $1.3266 ▲ +1.14% SOL $101.2800 ▲ +0.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.49 ▲0.59 % ARI 4,076 ▲0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.49 ▲0.59 % ARI 4,076 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Barra e provës i kalon Prokurorisë! Zbardhet vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë unifikues i cili sjell një kthesë në kriteret e caktimit të masave të sigurimit personal në Shqipëri.

Përmes këtij vendimi, Gjykata e Lartë ka ndryshuar pjesërisht praktikën e vjetër të vitit 2011, duke vendosur standarde të reja që mbrojnë lirinë e individit dhe kufizojnë përdorimin automatik të masës “arrest në burg”.

Tre shtyllat e vendimit të ri

Ndryshimi i praktikës gjyqësore bazohet në tre parime kryesore që gjykatat duhet të zbatojnë tashmë në mënyrë të detyrueshme:

  1. Detyrimi për analizë reale të masave alternative: Gjykata nuk mund të mjaftohet më me arsyetimin se “arresti në burg” është i përshtatshëm. Ajo ka detyrimin ligjor të analizojë shprehimisht pse masat e tjera më të lehta (si arresti në shtëpi apo detyrimi për paraqitje) nuk janë të mjaftueshme për rastin konkret.
  2. Rrezikshmëria nuk supozohet nga lloji i krimit: Kolegjet e Bashkuara rrëzuan praktikën ku “arresti në burg” jepej automatikisht për krime të rënda ose me marzh të lartë dënimi. Tashmë, rrezikshmëria e veçantë duhet të provohet përmes një vlerësimi të individualizuar që përfshin personalitetin e autorit, sjelljen e tij, rrethanat familjare dhe shëndetësore.
  3. Barra e provës i takon Prokurorisë: Në ndryshim nga praktika e kaluar, personi nën hetim nuk ka më detyrim të paraqesë “prova pozitive” për të merituar lirinë. Eshtë organi i akuzës ai që duhet të argumentojë me fakte konkrete pse liria e individit përbën rrezik dhe pse asnjë masë tjetër nuk e parandalon këtë rrezik.

Ky vendim unifikues erdhi gjatë shqyrtimit të rastit të shtetasit Begtash Zeneli, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 7 kilogramë e 350 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Megjithëse Prokuroria kërkoi me ngulm “arrestin në burg”, Gjykata e Apelit vendosi “arrest në shtëpi” duke marrë parasysh moshën e tij 63-vjeçare, faktin që ishte i rehabilituar ligjërisht dhe gjendjen e rëndë shëndetësore të bashkëshortes.

Gjykata e Lartë, pasi analizoi rekursin e prokurorit, vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi”. Kolegjet vlerësuan se rrezikshmëria e veprës, megjithëse e lartë, nuk mundet apriori të mbizotërojë mbi rrethanat specifike njerëzore të të dyshuarit, nëse nuk provohet rreziku konkret i ikjes apo përsëritjes së krimit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë theksoi se ky ndryshim është i domosdoshëm për të përafruar drejtësinë shqiptare me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Sipas vendimit, “arresti në burg” duhet të mbetet gjithmonë si “ultima ratio” (masa e fundit), pasi prezumimi duhet të jetë gjithmonë në favor të lirisë.

Ky vendim, i cili është dërguar për botim në Fletoren Zyrtare, pritet të ketë një efekt të menjëhershëm në të gjitha sallat e gjyqeve në vend, duke rritur standardin e arsyetimit për çdo kufizim të lirisë personale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.