☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: Afrim Gashi, modeli më i qartë i servilit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se sjellja politike e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, është shndërruar në shembullin më të qartë të servilizmit politik dhe të mungesës së dinjitetit në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.

Nga BDI thonë se në intervistën e tij të fundit për një medium në gjuhën maqedone, Gashi deklaroi se “as nuk e ka vërejtur” që llogaridhënien e tij si Kryetar i Kuvendit e kishte shkruar në fillim në gjuhën shqipe e pastaj në ate maqedone dhe madje u përpoq të arsyetohej duke lënë të kuptohet se distancohet nga ai veprim.

“Një deklaratë e tillë nuk është shenjë modestie, por përkulje e qartë para presioneve politike dhe mohim i një të drejte legjitime të garantuar me ligj. Ky nuk është rasti i parë kur Afrim Gashi ndryshon qëndrim për t’iu përshtatur rrethanave politike. Vetëm pak kohë më parë ai deklaroi se Kosovën e konsideron vendlindjen e tij, ndërsa më pas, përballë kritikave dhe qortimeve politike, u tërhoq nga ajo deklaratë, duke argumentuar se për të bindjet zgjasin aq sa lejojnë interesat e momentit dhe aq sa janë të mjaftueshme për ta mbajtur pozitën e Kryetarit të Kuvendit”.

“Po ashtu, deklarata e tij se Marrëveshja Paqësore e Ohrit u është “imponuar maqedonasve” është jo vetëm e papranueshme, por edhe një relativizim i një marrëveshjeje historike që siguroi paqen, stabilitetin dhe barazinë ndëretnike në vend. Në vend që ta mbrojë si themel të rendit kushtetues, ai zgjedh ta paraqesë përmes narrativave që cenojnë frymën e saj”.

“Për BDI-në, përdorimi i gjuhës shqipe, afirmimi i identitetit kombëtar dhe mbrojtja e të drejtave të fituara e të garantuara nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk janë çështje për të cilat kërkohet falje dhe as tema nga të cilat duhet të tërhiqesh apo të manifestosh rezerva për të fituar simpati politike dhe për ta mbajtur karrigen e Kryetarit të Kuvendit”, thonë nga BDI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.